Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Rajon&Bota

Pohimi i Papës: Disa priftërinj i kanë mbajtur murgeshat si skllave seksi

12:42 / February 6, 20191 Min Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
papapa
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Papa Françesku pohoi një fenomen për të cilin shpesh ishin bërë akuza, por çështja ishte trajtuar mjegullt. Ati i Shenjtë pranoi se klerikët kanë abuzuar seksualisht me murgeshat dhe në një rast ato janë mbajtur si skllave seksi.

Papa deklaroi se në atë rast, paraardhësi i tij, Papa Benedikti, u detyrua që të mbyllte një kongregacion me murgesha që abuzoheshin nga priftërinjtë. Mendohet se kjo është hera e parë që Papa Françesku pranon këto zhvillime.

“Nuk është diçka që bëhet nga të gjithë, por ka pasur priftërinj dhe peshkopë që e kanë bërë këtë. Mendoj se akoma ndodh pasi kjo nuk ndalon në momentin që zbulohet. Kjo vazhdon, dhe ne kemi punuar për të goditur këtë fenomen. Kemi pezulluar disa klerikë dhe disa të tjerë janë përjashtuar”, u shpreh Papa Françesku.

Papa Françesku bëri këto komente gjatë rikthimit në Vatikan nga vizita historike në Emiratet e Bashkuara. Ati i Shenjtë gjithashtu tha se gratë trajtohen akoma si qytetarë të klasit të dytë dhe kërkoi të bëhet më shumë për t’i dhënë fund këtij keqtrajtimi.

papa Seksi skllave
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

SHBA-ja vijon sulmet, godet Iranin për natën e nëntë radhazi për të “nderuar” amerikanët e rënë

08:19 / July 20, 2026

Zjarret në Kanada mbulojnë SHBA-në me tym, mbi 100 milionë njerëz përballen me ajër të rrezikshëm

08:48 / July 18, 2026

Si lobimi i fuqishëm bujqësor ndaloi reformën e pesticideve në Europë?!

08:45 / July 18, 2026

SHBA intensifikon sulmet ndaj Iranit, përshkallëzohen tensionet në Gjirin Persik

07:47 / July 18, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.