Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Rajon&Bota

Policët iranianë e tërheqin zvarrë për mosmbajtje të hixhabit, Armita bie në koma

14:56 / October 23, 20232 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Iran
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Një vajzë adoleshente iraniane ka rënë në koma pasi u sulmua fizikisht nga policia për shkak të mosmbajtjes së hixhabit. Armita Geravand, 16 vjeç, pësoi lëndime të rënda, për shkak të të cilave tanimë është në vdekje klinike. Dëshmitarët kanë bërë të ditur se ajo u dhunua nga oficerët. Pamjet e sigurisë tregojnë Armita Geravand, me flokët e lëshuara, duke hipur në një tren në stacionin Shohada të Teheranit me dy vajza të tjera. Ajo thuhet se u tërhoq zvarrë , kur po hipte në tren më 1 tetor.

Grupi kurdo-iranian Hengaë ishte i  pari që bëri publik shtrimin në spital të Armita Geravand , duke publikuar foto të vajzës 16-vjeçare në rrjetet sociale që e tregonin atë pa ndjenja me një tub dhe të fashuar në kokë. 

Adoleshentja po trajtohet në spitalin Fajr të Teheranit nën masa të rrepta sigurie. Grupet e të drejtave të njeriut pretendojnë se edhe prindërit kanë bërë deklarata kontradiktore të detyruar dhe nën presion nga autoritetet iraniane.

Shumë iranianë e cilësojnë ngjarjen të ngjashme me vdekjen e 22 vjeçares Mahsa Amini që vdiq në paraburgim në shtator 2022 pasi u arrestua nga policia e moralit në Teheran pasi mbante hixhab në mënyrë të pahijshme.

Hyrja në stacionet e metrosë në Teheran shpesh ruhet nga zyrtarë policorë të cilët ua ndalojnë hyrjen grave që nuk i përmbahen kodit të veshjes islamike. Kushdo që shkel legjislacionin mund të përballet me 10 vjet burg.

Ndërkaq edhe një gjykatë iraniane  ka dënuar me shtatë vjet burg dy gazetare për shkak se ato kishin raportuar për vdekjen në paraburgim të 22-vjeçares Mahsa Amini në vitin 2022, nën akuzat se kishin bashkëpunuar me qeverinë amerikane. Protestat antiqeveritare, të cilat ende po zhvillohen, shpërthyen në të gjithë vendin kur Amini vdiq pas tre ditësh në koma. Qindra njerëz janë vrarë dhe mijëra janë arrestuar në një goditje të dhunshme nga forcat e sigurisë.

Armita Geravand
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Rusia do të mobilizojë 600 mijë ushtarë

17:56 / August 28, 2026

Trump nënshkruan urdhër për riemërtimin e Liqenit Ontario në “Liqeni Amerika”

08:12 / August 28, 2026

Nepal/ Mbi 100 punëtorë të bllokuar në tunel, nis operacioni i kërkim-shpëtimit pas përmbytjeve dhe rrëshqitjeve/ Shkon mbi 470 numri i viktimave

08:00 / August 28, 2026

Britani e Madhe, disa aeroporte përballen me sulme kibernetike

17:45 / August 27, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.