Një person është ndaluar nga Policia Rrugore me pretendimin e kësaj të fundit se ka drejtuar automjetin jashtë normave të lejuara të shpejtësisë.Ngjarja ka ndodhur në fshatin Otllak në Berat.Ndërsa drejtuesi i mjetit, nuk ka pranuar se ishte me shpejtisë duke i kërkuar policit t’i tregojë se si e vërteton që ishte duke udhëtuar me shpejtësi.Ndërkohë polici i ka bërë me dije se në bazë të rregullores gjobitet, duke e sqaruar se në momentin kur i është bërë me shenjë të ndalojë, ka ndaluar 300 m më larg, edhe pse shoferi nuk pranon të ishte jashtë normave, duke e ironizuar me çfarë e matë shpejtësinë me sy e mate.Por ky i fundin ka preferuar t’i vendosë gjobë duke i tërhequr vëmendjen për respektim të rregullores.
Diskutimi mes drejtuesit të automjetit dhe policit:
Polici: Dëshiron ta firmosësh?
Shoferi: Për çfarë arsye?
Polici: Në bazë të nenit 139 pika 1/10
Shoferi: Që do të thotë?
Polici: Që do të thotë, nuk rregullon shpejtësinë në zona të banuara ose ku ka degëzime
Shoferi: Po, sa shpejt isha më vlla?
Polici: Merre këtë dhe mund ta firmosësh nëse do
Shoferi: Për çfarë të firmos kur t’i nuk e di sa shpejt isha unë?
Polici: Ishe aq shpejt sa tabela është me 60 dhe punonjësi i policisë të bën shenjë me tabelë të ndalosh dhe t’i ndalon 300 m më larg.
Shoferi: Përse t’i konsumoj frenat aq shumë, unë ndalova direkte
Polici: Mirë, mos i konsumo
Shoferi: Më jep një arsye të saktë përse po më vendos gjobë. S’ka logjikë nuk njoh njeri të thotë e mata me sy sa shpejt ishe. Gjithsesi më jep gjobën ta shoh.
Polici: Gjobën do ta marrësh është e drejta jote, gjobën e ke 12 mijë lekë të vjetra.
Shoferi: Nuk është problemi ke lekët është problemi se nuk funksionon kështu
Polici: Problemi është se t’i je i vetëdijshëm se ishe shpejt dhe nuk e pranon
Shoferi: Nuk isha shpejt, gjithsesi këtë do ta zgjidhim
