Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Sporti
  • Teknologji
  • Vendi Im
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Sporti
  • Teknologji
  • Vendi Im
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Policia apel tifozëve: Zbatoni ligjet dhe rregullat, përndryshe do të përballeni me sanksione penale

19:38 / October 11, 20232 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
policia shqiptare
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Policia e Shtetit ka dalë me një njoftim për tifozët, një ditë para ndeshjes Shqipëri – Çeki, ku rikujton rregullat që ata duhet të ndjekin, në rast se nuk duan të kenë probleme me ligjin.

Njoftimi:

Të nderuar tifozë dhe sportdashës që keni vendosur të ndiqni në stadium apo në mënyrë të organizuar, në lokale, ndeshjen e futbollit Shqipëri-Çeki, ju rikujtojmë se:

•Jeni të detyruar të zbatoni me rigorozitet, ligjet e shtetit shqiptar, rregullat kombëtare, ato ndërkombëtare dhe udhëzimet e autoriteteve, për pjesëmarrjen në aktivitete sportive;

•Ndalohet futja në stadiumin “Air Albania”, e flakadanëve, lëndëve piroteknike, sendeve të forta dhe metalike, monedhave, sendeve/produkteve për përdorim kozmetik dhe banderolave me përmbajtje raciste ose diskriminuese;

•Ndalohet mbulimi i fytyrës që bën të pamundur identifikimin e tifozit/es;

•Thyerja e ulëseve apo e pajisjeve të tjera në stadium, dëmtimi i pronës private në lokale apo në ambiente të tjera ku do të ndiqet ndeshja, si dhe prishja e qetësisë publike në sheshe apo në rrugë, janë vepra penale dhe shtetasit që do t’i kryejnë këto veprime, do të përballen me sanksionet penale, konform ligjeve në fuqi në Republikën e Shqipërisë.

Policia e Shtetit, për mbarëvajtjen e këtij aktiviteti sportiv me përmasa ndërkombëtare, ka angazhuar qindra punonjës policie, të cilët do garantojnë rendin dhe sigurinë publike, si dhe do t’iu ofrojnë ndihmë dhe informacion, në rast nevoje.

Policia e Shtetit kërkon mirëkuptimin e qytetarëve, për respektimin e masave kufizuese për qarkullimin e automjeteve dhe të masave për hyrjen dhe qëndrimin në stadium, në mënyrë që ky aktivitet të mbyllet pa incidente.

tirananews.al
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Traktati i Komunitetit të Energjisë, Balluku: Shqipëria po zhvillohet drejt energjisë së rinovueshme

14:56 / July 18, 2025

Rama poston fjalën nga Komisionerja Europiane: Ritëm i paprecedent në negociatat e pranimit në BE

14:45 / July 18, 2025

Kryebashkiaku i Hasit: S’kemi luksin për të bërë fshesë. Zbatojmë ligjin, por jo urdhrat pa shkresë

14:18 / July 18, 2025

Punime pa leje në “Kodrën e Diellit”, arrestohen inxhinieri dhe punëtori

13:20 / July 18, 2025
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

© 2025 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.