Në prangat e Policisë së Elbasanit ka rënë një 50-vjeçar, kjo pasi ka goditur për shkak të detyrës dy infermiere. Bëhet e ditur se në pranga është vënë K.S, 50-vjeç, banues në Peqin, për veprat penale “Goditje për shkak të detyrës” dhe “Shkatërrimi i pronës”.
50-vjeçari është dërguar nga familjarët e tij në spitalin e Peqinit për shkak të problemeve shëndetësore. Siç ishte në gjendje të dehur, ai ka goditur dy infermieret që po i jepnin ndihmë mjekësore si dhe ka dëmtuar xhamat e spitalit.
Kujtojmë se një rast i ngjashëm ka ndodhur edhe në kryeqytet në fillim të këtij muaji. Familjarë të një pacienti të shërbimit Infektiv dhunuan mjeken që ishte në turn për neglizhencë në punë. Po ashtu, ata shkaktuan edhe dëme materiale në spital.
