Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Aktualitet

Policia arreston shoferin e droguar në mes të Tiranës

14:40 / April 23, 20222 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Untitled 123
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Policia Rrugore e Tiranës, vuri në pranga një 21-vjeçar, i cili rezultoi se drejtonte automjetin nën efektin e lëndëve narkotike.

Ngjarja ndodhi katër ditë më parë teksa policët rrugorë ishin duke kryer kontrolle rutinë në rrugën “Xhanfize Keko” në Tiranë.

Teksa i bën testin e drogës, një 21-vjeçar rezultoi pozitiv duke bërë që të dërgonin në komisariat.

Njoftimi i plotë

Efektivët e Komisariatit Rajonal të Policisë Rrugore Tiranë kanë organizuar kontrolle të alternuara me shërbime të uniformuara dhe të pauniformuara, me qëllim jo vetëm verifikimin dhe ndëshkimin e shkeljeve që janë burim për aksidente rrugore, por edhe ndëshkimin e veprave të tjera penale që cenojnë integritetin e punonjësve të Policisë së Shtetit.

Gjatë kontrolleve policore, në rrugën “Xhanfize Keko”, është ndaluar drejtuesi i një automjeti, shtetasi S. D., 21 vjeç, të cilit, shërbimet e Policisë Rrugore i kanë bërë testin e drogës, me aparatin ‘AquilaScan’.

Pas testit, rezultoi se 21-vjeçari drejtonte automjetin nën efektin e lëndëve narkotike.

Në përfundim të veprimeve procedurale, u bë arrestimi në flagrancë i tij, për veprën penale “Drejtimi i automjeteve në mënyrë të parregullt”.

Gjithashtu, këtij shtetasi iu pezullua leja e drejtimit për 12 muaj, iu zbritën 10 pikë nga leja e drejtimit dhe iu vendos masa administrative 15.000 lekë, për shkeljen e nenit 185 të parashikuar nga Kodi Rrugor, “Drejtimi i mjetit nën efektin e lëndëve droguese”, matur me aparatin drogëtestues të markës “AquilaScan”. 

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Asllani kalon në avantazh Shqipërinë nga 11 metërshi, 2-1 për kombëtaren

22:57 / October 6, 2026

ARRSH njofton punime në tunelin e Krrabës

21:42 / October 6, 2026

Shqipëri-San Marino/ Shpërthen festa kuqezi, Asllani shënon supergol nga distanca

21:23 / October 6, 2026

Ministri Demo/ Duke nisur nga 2027, shpresojmë të rishikojmë pagat e logjistikën

21:19 / October 6, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.