Shtetasit amerikanë po votojnë sot për të zgjedhur fituesin në garën presidenciale midis Donald Trump dhe Joe Biden. Ndërkohë sipas “USA Today”, mes frikës për dhunë gjatë zgjedhjeve, policia dhe ekspertët po vëzhgojnë dhe grupet ekstremiste.
Presidenti Donald Trump, ka bërë thirrje për një ushtri, e cila duhet të vëzhgojë sondazhet për të siguruar zgjedhjet e ndershme. Ndërkohë, grupet ekstremiste të krahut të djathtë kanë sinjalizuar se po planifikojnë t’i binden thirrjes së tyre. Po ashtu edhe grupet e krahut të majtë janë zotuar të përballen me pjesën tjetër, për të cilët besojnë se kanë ndikuar në vota.
Grupet ekstremiste po planifikojnë veprime në shtetet kyçe, duke përfshirë Michigan, Pennsylvaninë dhe Wisconsin. Këto shtete, së bashku me Georgia dhe Oregon, përballen me rrezikun më të lartë për përplasje mes grupeve të armatosura.
Kreu i një grupi ekstremist të krahut të djathtë në Georgia ka thënë se ai ka shokë gati të ndërhyjnë nëse raportohet për ndërhyrje.
“Ne nuk duam të frikësojmë askënd dhe nuk kemi lidhje me asnjë parti politike, por nëse zbulojmë mashtrim, kemi djem në gatishmëri dhe nëse do të duhet të mbyllim një zonë, do ta bëjmë,”- ka thënë Justin Thayer njëri prej tyre.
Ditën e sotme, më shumë se 100 milionë amerikanë iu janë drejtuar kutive të votimit për të zgjedhur presidentin e ri. Vendi është në frikën e përplasjes dhe mosnjohjes së rezultatit, ndërsa votimi është i hapur në të gjithë vendin. Dy fshatrat e parë që u numërua votimi për shkak të numrit të ulët të votave, u ndanë 1 Trump dhe 1 Biden, ndërsa sondazhet nxjerrin fitues këtë të fundit me 52% Biden dhe 44% Trump.