TiranaNewsTiranaNews
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Sporti
  • Teknologji
Të fundit

Kastrati tërhiqet nga blerja e Euronews Albania

18:40 / July 7, 2022

Ambasadorja Yuri Kim reagon pak minuta para protestës së thirrur nga Berisha

18:36 / July 7, 2022

Pak para nisjes së protestës/ Klevis Balliu: Do të jetë një ditë historike, qytetarët do derdhen në shesh

18:27 / July 7, 2022

Një orë para protestës, furgonë të shumtë policie “blindojnë” zonën

18:20 / July 7, 2022

Sot protesta e Berishës, zbulohet ku do të jetë Rama në orën 19:00

18:18 / July 7, 2022
Facebook Twitter Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Twitter Instagram
TiranaNewsTiranaNews
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Sporti
  • Teknologji
Abonohu
TiranaNewsTiranaNews
Aktualitet

Policia e Shtetit: Mbi 600 të proceduar dhe 20 operacione në një javë

11:30 / May 29, 20225 Min Lexim
Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email
Shpërndaje
Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

Përveç menaxhimit me profesionalizëm të finales së UEFA Conference League, Policia e Shtetit gjatë kësaj jave ka vijuar punën për parandalimin dhe luftën ndaj krimit.

Policia finalizoi me sukses operacionin policor ndërkombëtar i koduar “Extraction 4”, si rezultat i të cilit u riatdhesuan në Shqipëri, nga kampet e përqendrimit në Siri, 13 shtetas. Operacioni vijon, me qëllim identifikimin, lokalizimin, nxjerrjen dhe riatdhesimin e të gjithë shtetasve shqiptarë që ndodhen në këto kampe, në Siri.

Në njoftimin për shtyp Policia bën të ditur se, gjatë kësaj jave janë arrestuar, proceduar dhe shpallur në kërkim 633 persona, nga këta: 144 janë arrestuar, 461 janë proceduar penalisht dhe 28 janë shpallur në kërkim.

Po ashtu, janë kapur në total 48 persona në kërkim, 44 prej tyre në kërkim kombëtar dhe 4 në kërkim ndërkombëtar.

Policia ka zhvilluar 20 operacione policore prej këtyre: 4 operacione për goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e narkotikëve; 1 operacion ndërkombëtar për kapjen e një personi të dënuar me 14 vjet burgim, për vrasje; 4 operacione për goditjen e veprimtarisë kriminale të kontrabandimit të emigrantëve të paligjshëm dhe disa operacione të tjera, për kapjen e personave në kërkim kombëtar, si dhe për goditjen e armëmbajtjes pa leje dhe lojërave të fatit.

Gjatë kësaj jave është evidentuar dhe shkatërruar 1 laborator që shërbente për prodhimin e kriptomonedhave dhe 1 ambient i përshtatur për kultivimin dhe përpunimin e kanabisit, si rezultat i të cilëve u sekuestruan 16 pajisje që gjeneronin kriptomonedha, 57 kg bimë narkotike cannabis sativa në proces tharjeje dhe 100 bimë të tjera të kultivuara.

Si rezultat i operacioneve dhe goditjeve nga DVP në qarqe, janë sekuestruar gjithashtu, dhjetëra doza me kanabis dhe kokainë, kallëpe me lëndë të dyshuar plasëse, mijëra bimë narkotike, pajisje të ndryshme që përdoren për kultivimin e bimëve narkotike në ambiente të mbyllura, sasi të konsiderueshme parash të dyshuara të përfituara nga veprimtaria kriminale, 13 automjete, 1 motomjet dhe 17 celularë.

Në fushën e armëmbajtjes pa leje, janë evidentuar dhe goditur 12 raste dhe janë sekuestruar 4 armë zjarri, 1 armë gjahu, 6 thika, 4 doreza metalike, municion luftarak etj.

Po ashtu janë goditur 8 raste të kundërshtimit të punonjësve të Policisë, si dhe janë ndjekur ligjërisht 58 raste të dhunës në familje. Gjithashtu, është parandaluar 1 ngjarje kriminale, në fushën e krimeve kundër jetës dhe personit.

Policia evidentoi dhe goditi 31 raste të krimeve mjedisore; 2 raste të organizimit të lojërave të fatit dhe 3 raste të vjedhjes së energjisë elektrike.

Në fushën e narkotikëve janë evidentuar dhe goditur 32 raste, ndërsa në fushën e krimit ekonomik janë evidentuar dhe goditur 30 raste.

Policia Rrugore vijoi edhe gjatë kësaj jave monitorimin në akset rrugore më me risk duke përdorur makinën inteligjente “Poliscan”, lexuesin automatik të targave, radarët automatikë të vendosur në flotën e automjeteve të reja, kamerat dhe mjetet e tjera të pauniformuara, me qëllim parandalimin e aksidenteve rrugore.

Gjatë kësaj jave janë pezulluar 689 leje drejtimi, nga të cilat: 523 për tejkalim shpejtësie mbi normat e lejuara, 116 për drejtim mjeti nën efektin e alkoolit apo në gjendje të dehur dhe 50 për qarkullim në sens të kundërt.

Po ashtu janë arrestuar 50 drejtues mjetesh, nga këta: 19 për drejtim mjeti në gjendje të dehur dhe 31 për drejtim mjeti pa leje drejtimi.

Policia arrestoi 2 drejtues mjetesh për drejtim automjeti nën efektin e lëndëve narkotike, si dhe vendosi 14.832 masa administrative.

Po ashtu janë zhvilluar kontrolle të dedikuara për mjetet e transportit publik dhe për respektimin e vijave të bardha.

Në kuadër të finales së UEFA Conference Leaguejanë realizuar me sukses mbi 200 eskortime të tifozëve, delegacioneve dhe skuadrave, pjesëmarrës në finalen e UEFA Conference League.

Policia Kufitare u angazhua me përkushtim për përballimin me sukses të fluksit të jashtëzakonshëm të shtetasve të huaj dhe shqiptarë që përdorën pikat e kalimit kufitar gjatë kësaj jave. Njëkohësisht kanë vijuar kontrollet intensive në pikat e kalimit, në kufirin e gjelbër dhe në atë blu, me qëllim parandalimin dhe goditjen e paligjshmërisë dhe trafiqeve të paligjshme.

Gjatë kësaj jave janë kapur 9 shtetas në kërkim, nga të cilët 6 në kërkim kombëtar dhe 3 në kërkim ndërkombëtar.

Po ashtu janë proceduar penalisht 12 shtetas, për veprën penale “Kalimi i paligjshëm i kufirit”; 5 shtetas, për veprën penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve” dhe 8 shtetas, për veprën penale “Falsifikimi i dokumenteve”.

Gjithashtu, janë goditur 2 raste të mitdhënies dhe janë proceduar penalisht 2 shtetas, të cilët, për shkak të mangësive në dokumentacion, kanë tentuar të korruptojnë punonjësit e Policisë Kufitare.

Policia e Shtetit vijon kontrollin e territorit, me qëllim parandalimin dhe goditjen e paligjshmërisë, si dhe vijojnë operacionet ndërkombëtare në bashkëpunim me partnerët dhe agjencitë ligjzbatuese brenda dhe jashtë vendit, për të luftuar krimin e organizuar dhe terrorizmin.

Policia e Shtetit garanton qytetarët se është në shërbim të tyre dhe në zbatim të ligjit, si dhe i fton sërish ata për të denoncuar në numrin pa pagesë 112 dhe në Komisariatin Digjital, çdo rast të paligjshmërisë.

Shpërndaje. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email

Postime te ngjashme

Ambasadorja Yuri Kim reagon pak minuta para protestës së thirrur nga Berisha

18:36 / July 7, 2022

Një orë para protestës, furgonë të shumtë policie “blindojnë” zonën

18:20 / July 7, 2022

Veliaj ironizon opozitën para proteste: Tirana ka nevojë të kujtojë se nga kush ka shpëtuar

17:45 / July 7, 2022

“Financat publike, si torta e 100 vjetorit…!”/ Irritohet deputeti socialist: Prokurimet në Shqipëri i bëjnë shtatzënë me pisllëkun

17:23 / July 7, 2022
Shto koment

Lini një koment Cancel Reply

Kryesoret

Ambasadorja Yuri Kim reagon pak minuta para protestës së thirrur nga Berisha

18:36 / July 7, 2022

Një orë para protestës, furgonë të shumtë policie “blindojnë” zonën

18:20 / July 7, 2022

Veliaj ironizon opozitën para proteste: Tirana ka nevojë të kujtojë se nga kush ka shpëtuar

17:45 / July 7, 2022

“Financat publike, si torta e 100 vjetorit…!”/ Irritohet deputeti socialist: Prokurimet në Shqipëri i bëjnë shtatzënë me pisllëkun

17:23 / July 7, 2022
Te fundit

Kastrati tërhiqet nga blerja e Euronews Albania

18:40 / July 7, 2022

Ambasadorja Yuri Kim reagon pak minuta para protestës së thirrur nga Berisha

18:36 / July 7, 2022

Pak para nisjes së protestës/ Klevis Balliu: Do të jetë një ditë historike, qytetarët do derdhen në shesh

18:27 / July 7, 2022

Abonohu për më të fundit

Merni lajmet e fundit nga TiranaNews

Marketing
Tirana News
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube

Tirananews.al do të përçojë nga ju dhe për ju Shqipërinë, të djeshmen dhe të sotmen e saj. Lajme të paanshme, analiza të thelluara dhe argëtim i larmishëm

Facebook Twitter Instagram Pinterest YouTube

Abonohu për më të fundit

Merni lajmet e fundit nga TiranaNews

© 2022 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.