Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kronikë

Policia e Shtetit publikon bilancin e javës, jep numrin e të arrestuarëve dhe te proceduarëve në operacione

15:31 / March 20, 20224 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
drejtoria
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Policia e Shtetit vazhdon punën e saj në kryerjen e operacioneve policore kombëtare dhe ndërkombëtare me qëllim goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e krimeve ndaj personit, kultivimit dhe trafikimit të lëndëve narkotike, për kapjen e personave që qarkullojnë me armë zjarri e të shpallur në kërkim kombëtar e ndërkombëtar, për goditjen e krimeve mjedisore, lojërave të fatit, krimeve ekonomike, si dhe për garantimin e rendit dhe sigurisë në territor.

Uniformat blu njoftuan se gjatë kësaj jave janë arrestuar dhe proceduar 445 persona, nga këta: 151 janë arrestuar dhe 294 janë proceduar penalisht. Janë shpallur në kërkim 28 persona.
Janë kapur në total 36 persona në kërkim, nga këta: 34 në kërkim kombëtar dhe 2 në kërkim ndërkombëtar.
Janë zhvilluar 26 operacione policore të koduara: “Avenue”, “Valencia”, “Skema”, “Shtegtarët”, “White Van”,”Baz”, “Triple Play”, “Nine”, “Lugano 2”, “Cultural “Heritage”, “Prevention”, “Çiklisti”, “Skadenca”, “Melgusha”, “Blindi”, “Servisi”, “Dita e verës”, “Led”, “Papër”, “Celulari”, “Guda”, “Road Guard 8”, “Perimetri”, “Basti i fundit”, si dhe 2 operacione të koduara “Fati i lojërave”.

Dy operacionet policore, “Valencia” dhe “Avenue”, u zhvilluan falë bashkëpunimit të shkëlqyer të FAST Albania me homologët e FAST Spanjës dhe FAST Belgjikës, ku u kapën dhe u vunë në pranga 3 shtetas, të kërkuar për krime kundër personit.

Operacioni policor i koduar “Skema”, për goditjen e aktivitetit kriminal në fushën e mashtrimit kompjuterik, i iniciuar nga Njësia për Hetimin e Krimit Kibernetik, në Drejtorinë Hetimore në Departamentin e Policisë Kriminale në Policinë e Shtetit, dhe i finalizuar në bashkëpunim me autoritetet ligjzbatuese gjermane, nën drejtimin e SPAK-ut, ku u arrestuan 15 persona dhe u shpallën në kërkim 23 persona të tjerë.

Në fushën e armëmbajtjes pa leje (armë zjarri, armë gjahu, kapsolla detonatore, armë të ftohta dhe municion luftarak) janë evidentuar 18 raste.
Janë sekuestruar 7 armë zjarri, 2 armë gjahu, 2000 kapsolla detonatore, 5 thika, doreza grushti metalike, shkopinj bejsbolli dhe municion luftarak.
U zbuluan 3 ambiente që shërbenin për kultivimin e bimëve narkotike, me anë të llambave, si dhe një serë, ku ishin kultivuar 2600 fidanë kanabis.

Gjithashtu, u zbuluan 4000 sende të pasurisë kulturore të luajtshme, 2 pako me kokainë, sasi kanabis e heroinë, rreth 4.7 ton nënprodukte të qumështit, të futura kontrabandë, fara kanabis, llamba, aspiratorë, shuma të konsiderueshme parash, 43 automjete e 160 celularë.

Janë evidentuar dhe goditur 33 raste të krimeve mjedisore, 11 raste të organizimit të lojërave të fatit, 35 raste në fushën e narkotikëve, 25 raste të dhunës në familje, 32 raste në fushën e Krimit Ekonomik, 13 raste të vjedhjes së energjisë elektrike dhe 14 raste të kundërshtimit të punonjësve të Policisë.

Policia Rrugore:
Gjatë kësaj jave janë pezulluar 287 leje drejtimi, nga të cilat: 201 për tejkalim shpejtësie tej normave të lejuara, 69 për drejtimin e mjetit nën efektin e alkoolit apo në gjendje të dehur dhe 17 për qarkullim në sens të kundërt.

Janë arrestuar 60 drejtues mjetesh, nga këta: 33 për drejtim mjeti në gjendje të dehur, 27 për drejtimin e mjetit pa leje drejtimi.
Janë vendosur 15.060 masa administrative dhe janë goditur 2 raste të korrupsionit aktiv ndaj punonjësve që ushtrojnë funksione publike.

Policia Kufitare:
Gjatë kësaj jave janë kapur 10 persona në kërkim, nga të cilët 8 në kërkim kombëtar dhe 2 në kërkim ndërkombëtar.

Janë proceduar 4 persona për veprën penale “Kalimi i paligjshëm i kufirit”, 3 raste për “Dhënie ndihmë për kalim të kufirit”, si dhe janë goditur 3 raste për veprën penale “Falsifikimi i dokumenteve”.

Është goditur 1 rast i mitëdhënies, ku një shtetas ka tentuar të korruptonte punonjësin e Policisë, për të kaluar kufirin në mënyrë të paligjshme.

Policia e Shtetit garanton qytetarët se është në shërbim të tyre dhe në zbatim të ligjit, e angazhuar maksimalisht për të parandaluar e goditur krimin dhe paligjshmërinë, si dhe fton sërish ata për të denoncuar në numrin pa pagesë 112 dhe në Komisariatin Dixhital, çdo rast të paligjshmërisë.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Nga Sudani në Ukrainë si “Made in Albania”/ Vengu: Kompanitë dhe kontratat kalojnë filtrat e sigurisë

22:39 / October 5, 2026

Haradinaj nga Kuvendi i bën thirrje Kurtit: Kthehu ta votojmë ligjin

21:59 / October 5, 2026

11 kg kokainë, arrestohen 6 persona në Austri, mes tyre 3 shqiptarë

21:19 / October 5, 2026

Protesta për Dhomat e Specializuara, qytetarët bllokojnë të gjitha hyrjet e Kuvendit  

20:19 / October 5, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.