Policia e Shtetit ka gjetur mëngjesin e kësj të mërkure, armën me të cilën pasditen e së martës, Arsen (Hamza) Muskurti, kreu aktin makabër, të vrasjes së vëllait dhe kunatës. Vetë autori pas arrestimit nga RENEA, në tentavitën për të ikur në Dibër, tha se armën e kishte hedhur në një kosh.
38-vjeçari ekzekutoi në një dyqan te Rruga e Kavajës, vëllain e tij Dritan Muskurti dhe kunatën Nora Muskurti. Por ajo që mësohet së fundmi, është se Hamza Muskurti i ndërronte banesat çdo 6 muaj, duke mos patur kështu një adresë fikse ku qëndronte.
Përveç dyqanit te Rruga e Kavajës, ku edhe ndodhi vrasja, ai ishte pronar i disa bizneseve në zonën e Kombinatit, por kohëve të fundit, 38-vjeçari ka patur probleme financiare në dyqanin e tij, “Natyral Vita”.
