Policia e Tiranës ka identifikuar disa drejtues mjetesh të cilat kryenin manovra të rrezikshme të cilat vendosnin në rrezik jetën e qytetarëve, ku pamjet ishin shpërndarë në rrjetin sociale ‘Tik Tok’.
Mësohet se pas videove që qarkullonin në rrjet, uniformat blu kanë identifikuar dhe gjobitur me 40 mijë lekë të rinj shoferët, dhe u është bllokuar dhe mjeti.
Në videot e shpërndara shihet se ishin realizuar në rrugën ‘Bulevardi i Ri’.
