Policia ka bërë të ditur informacionet paraprake, sipas së cilës bëhet fjalë për një send në formën e një radiomarrëse që përdoret nga shoqëritë e ruajtjes fizike.
Tiranë/Informacion paraprak
Më datë 05.11.2021, në rrugën “Martin Canaj”, në trotuar, është gjetur një send i dyshimtë në dukje si radio, që përdoret nga shoqëritë private të ruajtjes dhe sigurimit fizik të objekteve.
Shërbimet e Policisë të Komisariatit Nr.4 kanë vendosur perimetrin e sigurisë në zonën ku ndodhet sendi i dyshimtë dhe priten të mbërrijnë në vendngjarje ekspertët antieksploziv të RENEA-s.
