Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Policia jep detajet nga aksioni në pikën e Goricës: Sekuestrohen 114 kg kanabis, 4 të arrestuar (Emrat)

09:03 / November 7, 20213 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
850x636 policia Vlore1 e16306544986951630862087 601x450 1
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Finalizohet operacioni policor i koduar “Restart”.

Operacioni pas një hetimi dyjavor, zhvilluar nga Seksioni për Trafiqet e Paligjshme dhe Narkotikët në DVP Korçë, Prokuroria, Policia Kufitare Korçë në bashkëpunim me Forcat e Posaçme Operacionale në Departamentin e Policisë Kriminale në Policinë e Shtetit.

Goditet një grup i strukturuar kriminal, në fushën e trafikimit të lëndëve narkotike në drejtim të shtetit grek.

Vihen në pranga 4 shtetas, 3 prej të cilëve me precedent të mëparshëm penal në fushën prodhimit, shitjes, trafikimit të narkotikëve dhe dhënies së ndihmës për kalim të paligjshëm të kufirit.

Sekuestrohet 114 kg lëndë e dyshuar narkotike kanabis, 1 armë sportive, 4 automjete, 1 presë që shërbente për paketimin e lëndës narkotike.

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme dhe Narkotikëve në Drejtorinë Vendore të Policisë Korçë, nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Korçë, në bashkëpunim me Policinë Kufitare Korçë dhe Forcat e Posaçme Operacionale në Departamentin e Policisë Kriminale në Policinë e Shtetit, pas një pune intensive hetimore dyjavore, finalizuan me sukses operacionin e koduar “Restart”, si rezultat i të cilit u bë kapja dhe arrestimi në flagrancë i shtetasve:

Ligor Romaçka, 29 vjeç, banues në Korçë.

Joni Mosku, 36 vjeç, banues në Korçë (i dënuar më parë për veprën “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”).

Idriz Manej, 66 vjeç, banues në Shkodër, (i dënuar më parë për veprën “Trafikimi i narkotikëve”).

Albion Çiko, 21 vjeç, banues në fshatin Vloçisht, Maliq (i cili ishte me masë sigurie “Arrest në shtëpi” për veprat penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve” dhe “Mosbindja ndaj urdhrit të punonjësit të policisë së rendit publik”).

Falë një pune të mirëorganizuar nga shërbimet e policisë, në Pikën e Kalimit Kufitar Goricë, në dalje të Republikës së Shqipërisë, u bë kapja e shtetasit Joni Mosku, me mjetin tip “Opel Meriva”, brenda të cilit iu gjet e fshehur 66 kg lëndë e dyshuar narkotike kanabis.

Gjithashtu gjatë kontrollit të një magazine në lagjen nr. 1, Korçë, të marrë në përdorim nga shtetasi Ligor Romaçka, në brendësi të një mjeti tip “Opel Meriva”, pa targa, pa dokumentacion, u gjet një sasi tjetër prej 48 kg lëndë e dyshuar narkotike kanabis dhe një presë që shërben për paketimin e lëndës narkotike, si dhe gjatë kontrollit të banesës së tij, u gjet një armë sportive tip pistoletë.

Nga veprimet hetimore të kryera, rezulton se bashkëpunëtorë në këtë veprimtari kriminale ishin edhe dy shtetasit Idriz Menaj, në rolin e poseduesit të lëndës narkotike dhe shtetasi Albion Çiko, i cili kishte kryer modifikimin e mjetit, me qëllim fshehjen e sasisë së lëndës narkotike.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Ibrahimaj në Ministerialin Ekonomik: Fokusi ynë, integrimi ekonomik rajonal dhe afrimi me tregun europian

13:48 / October 1, 2026

Ndryshimet në Kodin e Procedurës Penale/ Bardhi: Synimi është ta bëjnë SPAK-un ‘steril’, t’i ngushtojnë hapësirën për hetimin e korrupsionit 

13:44 / October 1, 2026

Veliaj letër Kuvendit për Hartën e re Territoriale, kërkon pezullimin e shqyrtimit përfundimtar të projektligjit

12:28 / October 1, 2026

Ngacmoi seksualisht nxënësen e mitur, gjykata lë në burg mësuesin 60-vjeçar nga Lushnja

12:20 / October 1, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.