Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Politikë

Policia ka dhunuar protestuesit? Balla: Kush ngre dorë mbi efektivët do përballet me ligjin! Policia ka bërë detyrën

12:18 / February 23, 20242 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
65d87c64e524cballa
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Ministri i Brendshëm, Taulant Balla ka folur për pretendimet e PD-së së Rithemelimit se punonjës të policisë kanë dhunuar protestuesit. Bardhi tha se kanë bërë edhe kallëzim penal. Nga Korça, Balla tha se policia ka bërë detyrën dhe ka theksuar se kushdo që ngre dorë mbi policinë do përballet me ligjin.

“Është në të drejtën e çdo qytetari të vendit të kallëzojë, dhe i takon institucioneve të drejtësisë që t’i shqyrtojnë ato me vëmendjen më të madhe. Por besoj që biem të gjithë dakord që aktualisht në Shqipëri, ka dy palë: një palë të rreshtuar kundër reformës në drejtësi dhe kundër drejtësisë së re; dhe një palë tjetër që, mendoj unë, po bën gjithçka që reforma në drejtësi të shkojë përpara.

Mendoj se Policia e Shtetit, në rastin që ju i referoheni ka bërë detyrën dhe vetëm detyrën. Unë e kam thënë, sa herë më është dhënë mundësia, askush të mos guxojë, të ngrejë dorë, kundër Policisë së Shtetit.

Ligji është shumë i qartë dhe kushdo që do të tentojë të ngrejë dorë kundër Policisë së Shtetit, do të përballet me parashikimet që ka ligji. Kështu që edhe në rastin në fjalë, besoj që kemi qenë të gjithë të qartë, ka pasur një qasje dhune ndaj punonjësve të Policisë së Shtetit dhe ndaj institucioneve të shtetit. Të gjitha vendimmarrjet që janë marrë nga Policia e Shtetit janë udhëhequr nga urdhrat e dhënë nga prokuroria”, tha Balla.

balla
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Protestuesi pranon financimin e udhëtimit: Biletën ma kanë paguar

17:21 / October 18, 2026

“Ik, ik, ik”- Përplasje mes 2 grupeve në tubimin e dhunshëm në Tiranë, protestuesit përzënë disa përfaqësues të PD-së nga sheshi

20:59 / October 16, 2026

Dhuna e protestuesve “përçan” demokratët në Shkodër

19:19 / October 15, 2026

Protestat, reagon PS: Dhuna s’është zgjidhje, Shqipëria e ka paguar shtrenjtë faturën e kaosit në të kaluarën

19:50 / October 14, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.