Në kuadër të rritjes së parametrave të sigurisë në shkolla për zhvillimin e një procesi mësimor sa më të sigurt, Policia e Durrësit ka zhvilluar një kontroll në një shkollë 9 vjeçare të Shijakut, ku dhe i ka gjetur një arme zjarri imitim një nxënësi, 13 vjeçar.
Gjatë kontrolleve në Shijak, specialistët për Hetimin e Krimeve proceduan në gjendje të lirë një 13-vjeçar nxënës i një shkolle 9-vjeçare, pasi iu gjet një armë zjarri pistoletë imituese, thuhet në njoftimin e Policisë.
Policia në bashkëpunim me stafet pedagogjike, qeveritë e nxënësve dhe bordin e prindërve do vijojë të ushtrojë kontrolle përreth shkollave dhe brenda tyre në orare të përshtatshme, me qëllimin e vetëm, rritjen e parametrave të sigurisë në shkolla për zhvillimin e një procesi mësimor sa më të sigurt.