Monitorimi i qarkullimit të automjeteve, nga Policia Rrugore, duke përdorur mjete të pauniformuara, kamera radarë e alkooltestues ka bërë që të evidentohen dhe ndëshkohen 1559 drejtues mjetesh, për shkelje të ndryshme, të cilat janë rrezik potencial për përfshirje në ngjarje rrugore.
Gjatë 24 orëve të fundit, në të gjithë vendin janë konstatuar dhe arrestuar 3 drejtues mjetesh, për drejtim mjeti në gjendje të dehur.
Polcia bën me dije se:
• Janë pezulluar 78 leje drejtimi, nga të cilat 61 për shpejtësi mbi normat e lejuara dhe 17 për drejtim mjeti nën efektin e alkoolit.
Gjithashtu janë vendosur 1559 masa administrative, nga këto:
👉467 masa administrative për parakalime të gabuara.
Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al
👉354 masa për përdorim të celularit gjatë drejtimit të automjetit.
👉421 masa për shpejtësi mbi normat e lejuara.
👉234 masa për mospërdorimin e rripit të sigurimit.
👉83 masa për mosvendosjen e kaskës mbrojtëse.
👮🏻♀apelon për të gjithë përdoruesit e rrugës në tërësi, veçanërisht drejtuesit e mjeteve, motomjeteve dhe çiklistët, që të tregojnë kujdes dhe të respektojnë rregullat e qarkullimit rrugor, pasi gjatë fundjavës lëvizjet në disa akse rrugore janë më të shtuara, si dhe fton qytetarët që të denoncojnë në Komisariatin Dixhital dhe në numrin e emergjencave 112, çdo paligjshmëri.
#MosUbejStatistike🚑
#RregullKujdesDurimDestinacion
#NeJemiAtyPerSigurineTuaj.
vijon…
