Pas situatës së krijuar në Kapshticë, policia i ka bërë apel qytetarëve që të mos kalojnë drejt kësaj pike kufitare, pasi puna nga pala grekë është pezulluar.
kapshticeSipas policisë, kuota prej 300 personash për të kaluar në Greqi është plotësuar dhe gjatë ditës së sotme nuk lejohet kalimi i personave të tjerë.
“Njoftojmë të gjithë qytetarët që janë të interesuar të kalojnë në drejtim të shtetit grek, se aktualisht kuota prej 300 shtetas është plotësuar dhe nga ana e policisë greke është pezulluar puna e nuk do të lejohet kalimi i personave të tjerë për ditën e sotme.
Policia Kufitare apelon për qytetarët që duan të udhëtojnë në drejtim të Greqisë, që të mos vijojnë udhëtimin në drejtim të PKK Kapshticë për ditën e sotme. Ju faleminderit për mirëkuptimin”, thuhet në njoftimin e policisë kufitare.
