Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Policia me “dorë të hekurt”: 26 shoferë përfundojnë në pranga, pezullohen 107 patenta

16:58 / September 27, 20213 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
policia rrugore
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Policia e Shtetit ka publikuar masat e ndërmarra gjatë fundjavës, ndaj shoferëve që nuk respektojnë kodet e qarkullimit rrugor.

Në njoftimin zyrtar, thuhet se gjatë 48 orëve të fundit janë vendosur në pranga 26 drejtues mjetësh nga të cilët 15 për drejtim mjeti në gjendje të dehur dhe 11 të tjerë për drejtim të mjetit pa patentë.

Po ashtu, uniformat blu sqaron se janë pezulluar 107 leje ndërtimi, nga këto 59 për shpejtësi tej normave të lejuara, 44 për drejtim mjeti në efektin e alkoolit dhe 4 për qarkullim në sens të kundërt.

Gjithashtu janë ndëshkuar me masë administrative 2260 drejtues mjetesh, për shkelje që janë rrezik potencial për përfshirje në aksidente rrugore, konkretisht për parakalime të gabuara, shpejtësi mbi normat e lejuara, për gara shpejtësie e manovra të rrezikshme në rrugë, për përdorim të celularit gjatë drejtimit të mjetit, për drejtim mjeti nën efektin e alkoolit apo në gjendje të dehur, për mosvendosje të rripit të sigurimit dhe për mosvendosje të kaskës mbrojtëse.

Njoftimi i plotë i Policisë së Shtetit:

Kontrolle intensive nga Policia Rrugore, në të gjitha rrugët e vendit, me radarë , dronë, mjete të paloguara, kamera, aparate fotografike e alkooltestues, me qëllim parandalimin e aksidenteve rrugore.

Përgjatë fundjavës janë arrestuar në flagrancë 26 drejtues mjetesh, nga të cilët 15 për drejtim mjeti në gjendje të dehur dhe 11 për drejtim mjeti pa leje drejtimi.

Janë pezulluar 107 leje drejtimi, nga këto 59 për shpejtësi tej normave të lejuara, 44 për drejtim mjeti në efektin e alkoolit dhe 4 për qarkullim në sens të kundërt.

Gjithashtu janë ndëshkuar me masë administrative 2260 drejtues mjetesh, për shkelje që janë rrezik potencial për përfshirje në aksidente rrugore, konkretisht për parakalime të gabuara, shpejtësi mbi normat e lejuara, për gara shpejtësie e manovra të rrezikshme në rrugë, për përdorim të celularit gjatë drejtimit të mjetit, për drejtim mjeti nën efektin e alkoolit apo në gjendje të dehur, për mosvendosje të rripit të sigurimit dhe për mosvendosje të kaskës mbrojtëse.

Policia e Shtetit apelon për të gjithë përdoruesit e rrugës që të zbatojnë rregullat e qarkullimit rrugor, të mos nxitojnë për të arritur në destinacion duke kryer parakalime të gabuara e manovra të rrezikshme në rrugë, të mos përdorin celularin gjatë drejtimit të mjetit, të mos drejtojnë mjetin nën efektin e alkoolit apo në gjendje të dehur, të vendosin rripin e sigurimit dhe kaskën mbrojtëse.

Në të gjitha akset nacionale, nga Rruga e Kombit deri në Sarandë, nga Korça në Berat, si dhe në qendrat kryesore urbane, ka patrulla të Policisë Rrugore me radarë, alkooltestues, dronë, kamera e aparate fotografike.

Policia e Shtetit fton qytetarët që të denoncojnë në numrin 112 dhe në Komisariatin Dixhital, çdo shkelje të Kodit Rrugor, duke iu garantuar anonimat të plotë dhe një reagim të shpejtë dhe profesional.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Mediat greke: Alket Rizai del në dosjen e një vrasjeje në burgun e Domokosit! Ja dëshmitë që e vendosin në vendngjarje

22:58 / September 18, 2026

“Jo në emrin tim”- Protestuesit mbushin sheshe e rrugë në Prishtinë, kundërshtojnë vendimin e Hagës për 4 ish-krerët e UÇK

22:30 / September 18, 2026

Grabitet shtëpia e Kardinalit Ernest Simoni në Firence, hajdutët marrin sende me vlerë dhe 30 mijë euro

20:40 / September 18, 2026

Rama: Një treg më transparent për konsumatorin/ Ibrahimaj: Në 1 tetor pritet të nisë publikimi i çmimeve

15:18 / September 18, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.