Uniformat blu kanë mbërritur pranë tregut të Medresesë, aty ku banorët e ‘5 Majit’ kanë bllokuar rrugën. Policia u ka kërkuar që të bllokojnë rrugën, pasi po shndërrohen në burim aksidentesh. Ndërkohë, është krijuar një radhë e gjatë automjetesh.
Atyre i janë bashkuar edhe banorët e Laprakës.
Më 19 janar Inspektorati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit ndërmori aksionin për prishjen e banesave në zonën e 5 majit në Tiranë duke i hapur rrugën procesit të rindërtimit. Shembja e banesave u shoqërua me kundërshtinë e banorëve, të cilët që nga ajo ditë kanë ndërmarrë një sërë protestash, një tek parlamenti dhe Bashkia dhe më e fundit ka qenë protesta e së shtunës, ku bllokuan për një orë një prej akseve në ish-sheshin Shqiponja. Në total, preken 430 objekte nga projekti i rindërtimit.
