Policia e Shtetit vijon kontrollet e vazhdueshme për monitorimin e masave, me qëllim parandalimin e përhapjes së COVID-19.
Gjatë 24 orëve të fundit u konstatuan duke lëvizur pa maska, ndëshkohen me masë administrative 706 qytetarë.
Strukturat e Policisë, krahas përmbushjes së detyrave funksionale për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e paligjshmërisë, kanë vijuar kontrollet në terren në të gjithë vendin, për të monitoruar zbatimin e masës së re për parandalimin e përhapjes së COVID-19, mbajtjen e detyrueshme të maskës mbrojtëse, e cila është detyrim për të gjithë qytetarët, që në momentin që dalin nga shtëpia.
Në zbatim të masave anticovid, gjatë 24 orëve të fundit, në të gjithë vendin, nga Patrullat e Përgjithshme dhe ato të Policisë Rrugore janë ndëshkuar me masën administrative 3.000 lekë, 706 qytetarë që janë konstatuar pa maskat mbrojtëse.
