Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Policia në malësinë e Niklës, asgjësohen mbi 600 bimë kanabisi

12:19 / May 28, 20232 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Capture 124
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Mbi 600 fidanë kanabisi të kultivuara më tokë janë asgjësuar në zonën malore të Krujës. Aksioni ku morën pjesë edhe forcat e FNSH-së u shtri në fshatrat Kuçaj, Zezë dhe Verjon që bëjnë pjesë në njësinë administrative Nikël. Uniformat blu kanë arritur po ashtu të identifikojnë një prej kultivuesve. Në kërkim është shpallur 53-vjeçari me inicialet A.D. që në parcelën pranë banesës së tij kishte kultivuear 250 fidanë kanabisi. Gjatë 7 fazave të mëparshme të operacionit “Territor i pastër”, janë gjetur dhe asgjësuar në total 6347 fidanë dhe bimë kanabisi, të kultivuara në tokë dhe në kubikë.

Njoftimi i plotë

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Krujë, ato të Forcës së Posaçme Operacionale të DVP Durrës dhe 6 grupe të FNSH Tiranë, të asistuar nga dronë, kanë ushtruar kontrolle të imtësishme në territoret e fshtrave, të njësisë administrative Nikël, Krujë.

Si rezultat i kontrolleve, gjatë fazës së tetë të megaoperacionit policor antikanabis të koduar “Territor i pastër”, u gjetën të kultivuar 685 fidanë dhe bimë të dyshuara narkotike cannabis sativa. Fidanët dhe bimët e dyshuara narkotike u asgjësuan me anë të djegies, ndërsa një pjesë e vogël e tyre u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.

Strukturat e Komisariatit të Policisë Krujë kanë identifikuar dhe kanë shpallur në kërkim shtetasin A. D., 53 vjeç, banues në fshatin Zezë, autor i dyshuar i 250 fidanëve cannabis sativa që u gjetën të kultivuar në afërsi të banesës së tij.

Në bashkëpunim me Prokurorinë, vijojnë veprimet hetimore për identifikimin dhe kapjen e autorit/ëve të tjerë të kësaj veprimtarie kriminale.

Megaoperacioni policor antikanabis i koduar “Territor i pastër”, vijon.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë për veprime të mëtejshme, për veprën penale “Kultivimi i bimëve narkotike”.

Policia në malësinë e Niklës
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Ardit Gjebrea paraqitet në SPAK

11:55 / November 6, 2026

Rama inspekton punimet në bypass-in e Tiranës: Do ta çlirojë kryeqytetin nga trafiku/ Shpronësimet do të bëhen sipas ligjit

11:53 / November 6, 2026

Aksident tragjik në Francë/ Autobusi me nxënës përplaset me pemën, raportohet për viktima

11:28 / November 6, 2026

Protestat/ PD çon në Kushtetuese ‘paketën antidhunë’

11:23 / November 6, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.