Policia e Shtetit ka publikuar disa pamje se si drejtues mjetesh nuk zbatojnë rregullat e qarkullimit.
Në videon e policisë shikohet qart ku një makinë tip “Mercedes Benz” ka hipur në trotuar duke vënë në rrezik jetën e kalimtarëve.
Ndër të tjera polica i ben apel qytetareve të jenë të kujdesshëm, ndërsa për shoferët ka një mesazh duke i garantuar se do të përballen me ligjin për çdo shkekje që kryejnë.
Postimi i Policise se Shtetit
Tiranë
KUJDES!
Pamjet që do shihni, janë të rrezikshme dhe nuk duhet në asnjë mënyre të manifestohen gjatë drejtimit të mjetit, pasi nga kjo kategori, shumë qytetarë, rrezikojnë jetën e tyre për shkak të papërgjegjshmërisë, pakujdesisë, luksit të automjetit apo “Trimërisë” që karakterizon këta drejtues mjetesh që me sjelljen dhe veprimet e tyre gjatë drejtimit të mjetit, janë as më pak as më shumë, por “vrasës të sigurisë së jetës në rrugë” dhe njëkohësisht, modeli më i shëmtuar për sjelljen në raport me automjetin, rrugën, dhe sigurinë e përbashkët, për të cilën duhet mund dhe investim nga të gjithë ne, për ta përmirësuar dhe jo për ta rrënuar me skena të tilla që gjenerojnë pasiguri apo më shumë se kaq.
❌ Shofer që si duhet askujt 🚑
❌ Automjet që përdoret si armë 💣
✅ Përdor automjetin për qëllimin që është krijuar
✅ Thuaj edhe ti STOP kësaj sjellje, denonco te 112