Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Lajme

Policia pezullon 15 patenta për 12 orë, apel drejtuesve të mjeteve: Shijoni fundjavën, por mos fluturoni!

19:57 / August 20, 20211 Min Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
pol 1
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Gjatë ditës së sotme, policia ka monitoruar me radar rrugën interurbane Krrabë-Elbasan në Dopaj.

Sipas policisë, gjatë 12 orëve kontroll, në të dyja kahet e lëvizjes janë konstatuar shpejtësi tej normave të lejuara, që varionin nga 157 km/h deri në 162 km/h në kulmin e trafikut.

“Nga Njësia Operacionale e Policisë Rrugore, prej mëngjesit të sotëm deri tani janë tërhequr 15 leje drejtimi për shpejtësi tej normës së lejuar. Janë vendosur 34 masa administrative për shpejtësi dhe manovra në rrugë, si dhe janë vendosur 3 masa administrative me vlerë 40.000 lekë të rinj pasi drejtuesit e mjeteve ishin shtetas të huaj”, thuhet në njoftim.

Po ashtu, policia apelon drejtuesit e mjeteve që të qarkullojnë brenda limiteve, ndërsa paralajmëron që në fundjavë të kenë kujdes, pasi të gjitha akset rrugore do të jenë nën monitorim.

“Drejtues mjetesh: Qarkulloni brenda limiteve të lejuara që destinacioni juaj të jetë i sigurt, mos fluturoni se shpejtësia vret jetë.

Shijoni fundjavën por mos fluturoni në rrugë se në të gjitha akset nacionale nga Rruga e Kombit deri në Sarandë e nga Korca në Berat, si dhe në qendrat kryesore urbane ka patrulla të Policisë Rrugore me radarë, alkooltestues, dronë, kamera e aparatë fotografik”

15 patenta Policia
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Pezullimi i vizave për 75 vende/ Gjykata amerikane rrëzon vendimin e presidentit Trump, mes shteteve të prekura është edhe Shqipëria

21:38 / August 22, 2026

Gonxhja ndan pamje nga ceremonia e hapjes së Lojërave Mesdhetare Taranto 2026

21:00 / August 22, 2026

OBP hap aplikimet për ekspertë të jashtëm dhe laboratorë të akredituar, afati deri më 1 shtator

20:43 / August 22, 2026

Reforma territoriale, Celibashi: Duhet qartësi, koha jo e mjaftueshme. Nuk mund të ketë datë zgjedhjesh pa u miratuar ndryshimet

20:23 / August 22, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.