Gilmando Bami është 22-vjeçari i cili ishte shpallur në kërkim kombëtar dhe është arrestuar sopt nga policia. Ai cilësohet si një nga autorët e grabitjes së ndodhur në mesnatën e datës12 janar të këtij viti.
Në bashkëpunim me Egli Durma, 21 vjeç, Islam Kabili, 30 vjeç, 22-vjeçari Bami dhe shokët e tij të cilët ishin maskuar me uniforma kamuflazhi, përmes dhunës arritën të grabisnin një shumë prej 150 mijë lekësh në një banesë në fshatin Vinjollë të Kurbinit.
Sakaq, arratia e Bamit nuk ka zgjatur shumë. Mësohet se ai është arrestuar teksa po futej në Shqipëri. Më herët policia ka arrestuar Egli Durmën, ndërsa vijon të jetë në kërkim Islam Kabili.
