Policia kriminale është rikthyer ne vendin ku u gjet i vrarë me thikë mëngjesin e sotëm, roja e serave në fshatin Mbrostar Ura, në Fier.
Me sa duket policia nuk ka marrë të gjitha provat ne mëngjes, e për pasojë është rikthyer sërish në vendngjarje.
Petraq Gjika u gjet i pajetë mëngjisin e sotëm rreth orës 06:40 në fshatin Mbrostar Ura, në Fier.
Ekspertët e drejtorisë së policisë Fier po krehin të gjithë zonën.
Paraprakisht dyshohet se ka qenë një person i vetëm ai që ka kryer vrasjen, autori është larguar në këmbë nga vendi i ngjarjes.
Roja i gjetur i vrarë, është vëllai i kryeplakut të fshatit të Grecalli.