Pako e dyshimtë e konstatuar pasditen e sotme në zonën e plazhit të vjetër në Vlorë ka rezultuar një sasi eksplozivi.
Kanë qenë banorët e zonës ata që kanë konstatuar sasinë e lëndës plasëse të lidhur me sistem detonatori (tel).
Policia ka bërë izolimin e zonës duke ngritur një perimetër sigurie ndërsa ka bllokuar hyrje daljet në zonën e plazhit të vjetër.
Blutë po bëjnë edhe sekuestrimin e kamerave të sigurisë për të bërë të mundur identifikimin e automjetit nga ku ka rënë lënda plasëse që ka alarmuar banorët e zonës.
