Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kronikë

Policia sqaron ngjarjen në Berat: Qiramarrësi nuk i kishte dhënë lekët e…

19:05 / October 19, 20192 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
bERAT 1
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp


Policia e Beratit ka reaguar pas ngjarjes së ndodhur pasditen e sotme në rrugën e Uznovës, ku u qëllua me armë zjarri ndaj tre të rinjve. Policia sqaron se tre persona kanë qëlluar drejt lavazhit, ku ndodheshin tre qiramarrësit, pasi këta të fundit nuk kishin paguar qiranë.

Njoftimi i policisë:

Qëlluan me armë zjarri në drejtim të një lavazhi dhe tentuan të largohen, por u vunë në pranga nga Policia.

Falë reagimit në kohë dhe profesional të Policisë u kapën dhe arrestuan në flagrancë tre shtetasit që qëlluan me armë zjarri.

Sekuestrohet arma e zjarrit tip pistoletë dhe 1 automjet Benz.

Rreth orës 16:00, është marrë njoftim se disa shtetas kanë qëlluar me armë zjarri në drejtim të një lavazhi dhe janë larguar nga vendgjarja.

Menjëherë janë organizuar shërbimet dhe falë një reagimi të shpejtë dhe një pune të mirëorganizuar nga Komisariati i Policisë Berat në bashkëpunim me Njësinë Operacionale të Rendit u bë arrestimi në flagrancë i shtetasve:

V.S, 42 vjeç, Xh.S, 25 vjeç dhe P.Q, 66 vjeç, të tre banues në Berat.

Nga veprimet e para hetimore dyshohet se shtetasi V.S, pronari i lavazhos, ka qëlluar me armë zjarri në drejtim të lavazhos të cilën e ka dhënë me qera, pasi qeramarrësi nuk i kishte dhënë lekët e qerasë.

Më pas shtetasi V.S, së bashku me shtetasit XH.S dhe P.Q, janë larguar me automjet duke hedhur në rrugë edhe armën e zjarrit, por falë reagimit në kohë të Policisë është bërë kapja e tyre si dhe gjetja e sekuestrimi i armës së zjarrit.

Materialet do ti kalojnë Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Berat për veprat penale “Vrasje e mbetur në tentativë, kryer në bashkëpunim”, “Armbajtje pa leje”.

Berat Policia tirananews.al
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Stuhia/ Mbytet peshkatari 61-vjeçar në Ksamil, gjendet trupi i pajetë dhe varka e fundosur

13:46 / July 22, 2026

Korçë/ Digjet automjeti, gjendet i pajetë një 66-vjeçar brenda, dyshohet se u vetëdogj

09:40 / July 21, 2026

Elbasan/ Tre të rinj plagosen me pistoletë, polici jashtë shërbimit që ndodhej në lokal ndoqi autorin

21:52 / July 20, 2026

Detaje të reja nga të shtënat në Elbasan: Konflikt mes adoleshentëve, tre të rinj në spital

21:32 / July 20, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.