Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Policia u ndaloi të protestojnë kundër aeroportit të Vlorës, reagon grupimi në mbrojtje të Vjosë-Nartës: Ne na ndalohen tubimet, partitë shkojnë qytet më qytet

19:44 / April 22, 20212 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
176241648 3987233767989935 1376807136388430141 n
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Grupimi i organizatave në mbrojtje të Vjosë-Nartës do të organizonte një tubim përballë Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë kundër vendimit për firmosjen e kontratës lidhur me ndërtimin e aeroportit ndërkombëtar të Vlorës.  Por një gjë e tillë nuk është lejuar nga policia. Përmes një reagimi në rrjete sociale, aktivistë të këtij grupimi shprehen se në një kohë që policia ndalon protestat e shoqërisë civile, lejon tubimet politike.

“SHOQËRISË CIVILE I NDALOHEN TUBIMET, NDËRKOHË QË MAKINERITË E PROPAGANDËS SHKOJNË QYTET MË QYTET

Për të kundërshtuar vendimin për firmosjen e kontratës lidhur me aeroportin ndërkombëtar të Vlorës, grupimi i organizatave në mbrojtje të Vjosë-Nartës do të organizonte ditën e sotme një tubim përballë Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë.

Duke respektuar çdo masë kundër përhapjes së pandemisë COVID-19, në kërkesën drejtuar Drejtorisë së Policisë Vendore Tiranë, u pohua se pjesëmarrësit në këtë tubim nuk do t’i kalonin 10 vetë. Në përgjigjen e ardhur nga institucioni i policisë deklarohej se një tubim i tillë do të përbënte “një rrezik serioz për shendetin tuaj dhe të qytetarëve të tjerë”, duke e refuzuar kërkesën tonë të drejtë dhe brenda kornizave ligjore.

Përse policia nuk ndalon grumbullimet e fushatës elektorale, por ndalon një grumbullim prej 10 personash nga shoqëria civile për një kauzë që nuk ka asnjë ngjyrim politik?

Fjala e lirë nuk shtypet dhe aq lehtë! Ju ftojmë të shpërndani pankartat e mëposhtme të protestës sa më shumë në mediat tuaja sociale. Të jemi me mijëra, në vend të dhjetëve”, thuhet në mesazhin e tyre.

176241648 3987233767989935 1376807136388430141 n

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Rama me dy objektiva për teknologjinë: 1 mld € eksporte brenda dekadës dhe më pak varësi nga tenderat

14:30 / September 8, 2026

“Aplikimet në e-Albania rriten me 40 përqind”/ Rama: Programi i AI i detyruar për administratën

14:27 / September 8, 2026

Zhvillimi i teknologjisë përmes “AI”/ Rama: Po përgatitemi për një program kombëtar, rritje pagash domethënëse në këtë sektor

14:24 / September 8, 2026

Lamallari: Rishikojmë kriterin e moshës për pranimin në shërbimin zjarrfikës

13:49 / September 8, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.