Policia kufitare e Sarandës u vjen në ndihmë 6 turistëve gjermanë të cilët prej 5-6 orësh kishin humbur rrugën në zonën pyjore Borsh-Kuc.
Turistët gjermanë që ishin të moshave të reja në këtë rrugëtim të tyre ishin me një fuoristradë. Nga ana e shërbimeve policore kufitare të Sarandës u përdorën metodat të ndryshme për gjetjen e tyre.
Ata janë në gjendje të mirë shëndetësore. Ndërkohë janë shoqëruar turistët gjermanë në hotelin ku ata ishin të akomoduar në Ksamil.