Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Sporti
  • Teknologji
  • Vendi Im
Facebook X (Twitter) Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook X (Twitter) Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Sporti
  • Teknologji
  • Vendi Im
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kronikë

Policia ushtron kontrolle në lokale dhe automjete në Peqin

09:26 / February 12, 20252 Mins Read
Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email
1736062802 policia
Share
Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

Gjatë orëve të vona të natës që lamë pas pothuajse në të gjitha lokalet dhe automjetet që qarkullonin në rrugët e qytetit Peqinit janë ushtruar kontrolle të imtësishme nga policia. Këto kontrolle kanë patur si qëllim kapjen e personave që mbajnë me armë zjarri pa leje dhe që shpërndajnë lëndë narkotike. Në fokus të kontrolleve ishte edhe kapja e atyre personave të cilët janë të shpallur në kërkim për vepra të ndryshme penale. Burime jo zyrtare bënë me dije se kohët e fundit në Peqin janë shtuar kontrollet që synojnë identifikimin dhe kapjen e personave që kanë probleme me ligjin.Ndërkohë në ‘shënjestër’ kanë qenë edhe lokalet ku dyshohet se ushtrohet veprimtari e kundraligjshme e lojërave të fatit apo dhe që frekuentohen sidomos nga persona që janë në kërkim apo shpërndajnë lëndë narkotike e që mbajnë armë zjarri.

Gjatë kontrolleve të ushtruara nga policia natën e të Martës ka patur edhe kundërshtime të pronarëve të lokaleve si edhe të qytetarëve të ndryshëm për mënyrën sesi ka vepruar policia . Në disa raste gjatë kontrolleve bëhet me dije se ka patur edhe incidente. Ndërkohë qytetarë të ndryshëm informuan se policia ka kërkuar që tu merrte telefonat personalë disa personave gjatë ushtrimit të kontrollit të cilët fillimisht kanë refuzuar, por më pas telefonat disa personave ju janë marrë forcërisht.

Ndërkohë për disa orë kontrolle janë ushtruar jo vetëm në lokale por edhe në automjetet që qarkullonin në të gjitha rrugët e qytetit të Peqinit . Disa persona ndërkaq janë shoqëruar për verifikim në Komisariatin e Policisë së Peqinit, ndërsa një grup qytetarësh më pas janë grumbulluara aty të revoltuar duke u kërkuar shpjegime autoriteteve për shkeljen e të drejtave të tyre gjatë kontrolleve dhe shoqërimit me forcë. Kontrollet e befasishme mësohet se do të jenë të vazhdueshme në të gjitha akset rrugore në qytet, në automjete e lokale. Kontrollet e befasishme ishin të mbështetur me inteligjencë informative, për goditjen e paligjshmërisë, kapjen e personave në kërkim, të atyre që qarkullojnë me armë zjarri apo shpërndajnë lëndë narkotike por ende nuk ka një informacion zyrtar për rezultatet paraprake.

kontrolle Peqin
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email

Postime te ngjashme

Aksident në aksin Fier–Cakran, dy të lënduar

21:52 / June 24, 2025

Aksident me vdekje në Divjakë, makina përplaset me motorçikletën

13:40 / June 24, 2025

Sherr mes dy personave në Golem, plagoset me armë zjarri 22-vjeçari

10:40 / June 24, 2025

E paprecedentë në Durrës, “zhduket” jahti nga vendi ku ishte ankoruar

21:16 / June 23, 2025
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

© 2025 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.