Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Policia zbarkon në Berat, pika të shumta kontrolli në çdo hyrje e dalje, çfarë po ndodh

21:39 / March 10, 20212 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
pooooooo 780x405 1
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Rritja e numrit të aksidenteve në vend dhe respektimi i orarit të karantinës ka bërë që policia e Beratit të “blindojë” rrugët e qytetit. Postoblloqe të shumta policore janë ngritur jo vetëm në hyrje e dalje të qytetit të Beratit por paralelisht edhe në të katër bashkitë e tjera të qarkut. Burime nga policia bëjnë me dije se këto masa janë ndërmarrë me qëllim parandalimin e ngjarjeve aksidentale,ngjarjeve kriminale, respektimin e masave anti-covid dhe kapjen e personave në kërkim.

Në hyrje dhe në dalje të Beratit janë ngritur pika kontrolli,pjesë e të cilave janë bërë të gjithë sektorët e Drejtorisë Vendore të Policisë,duke filluar që nga inspektorët e krimeve e deri tek ata të qarkullimit rrugor. Mësohet se,në të gjitha automjetet që janë ndaluar në këto postblloqe janë bërë kontrolle të imtësishme për drogë e armë,ndërkohë që janë kontrolluar edhe personat që drejtonin automjetetet nëpërmjet identitetit të tyre,për të verifikuar nëse janë apo jo persona në kërkim policor në Berat a në qytete të tjera.

Kontrrollet e policisë nuk kanë vijuar vetëm pas orës 20:00 për shkelësit e karantinës por edhe gjatë ditës. Vetëm në 10-ditët e fundit janë kontrolluar rreth 570 automjete dhe janë vendosur 245 masa administrative për shkelësit e Kodit Rrugor,janë arrestuar 3 shtetas që janë konstatuar pa leje drejtimi dhe 1 shtetas në gjendje të dehur.
96 masa administrative janë vendosur për shkelje të Aktit Normativ nr.32,për vendosjen e barrierave mbrojtëse (maskave) dhe 18 drejtues mjetesh janë dërguar në OASH,ndërkohë që 1 shtetasi që u kap pa jashtë fashës orare ju tërhoq patenta dhe ju bllokua mjeti.

Gjatë këtij aksioni mësohet se policia ka ushtruar kontroll fizik për armë,drogë e sende të tjera të kundraligjshme mbi 145 shtetas që kanë kaluar me automjete në postblloqet e ngritura. Burimet policore konfirmojnë se,pikat e kontrrollit do të vijojnë të qëndrojnë të ngritura përgjatë gjithë muajit Mars në rrugët e qarkut të Beratit.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Tragjedi në Rusi: Orteku merr 11 jetë, gjashtë të plagosur dhe disa të zhdukur

17:59 / September 7, 2026

Pushimet kthehen në tragjedi për familjen nga Kosova, humb jetën 68-vjeçari në plazhin e Velipojës

17:38 / September 7, 2026

Harta e botës mund të ndryshojë, OKB mbështet projeksionin që i jep Afrikës përmasat reale

16:59 / September 7, 2026

Kujt ka gjasa t’ia japin votën banorët e rritur të bashkive që do të zgjerohen?

16:00 / September 7, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.