Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Lajmet e Fundit

“Politikanë të babëzitur”, deputetja Hajdari shpërthen në Kuvend

12:45 / February 22, 20212 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
hajdari 111
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Seanca e sotme e Kuvendit ka nisur me debate të forta mes deputetes Rudina Hajdari dhe kryeparlamentarit Gramoz Ruçi.

Hajdari ka marrë e para fjalën në foltore, ku foli me tone të ashpra ndaj partive të tjera.

Sipas saj, Ramës i pëlqen modeli turk, ndërsa Bashës i pëlqen të sundojë vetëm duke eliminuar bashkëpunëtorët.

“Ky që është sot kryeministër është shumë i lidhur me modelin turk të qeverisjes, i pëlqen të jetë sulltan. Atij jashtë i pëlqen modeli rus, një person që eliminon të gjithë bashkëpunëtorët dhe i shpall armiq për të sunduar deri në vdekje, edhe nëse foleja e tij shndërrohet në një barake. Këta nuk e duan procesin e integrimin sepse duan të grabisin çdo gjë që ka vlerë në këtë vend. Pasi ta bëjnë të gjithë këtë, do jetojnë në një vend tjetër ku politikanët nuk janë kështu, të babëzitur”, tha Hajdari.

Gjatë kësaj deklarate nuk vonoi edhe reagimi i kryeparlamentarit Ruçi, i cili akuzoi Hajdarin se shfrytëzoi fjalën e saj në funksion të fushatës elektorale.

“Fjalën nuk e more si Rudina Hajdari, po si kryetare e Komisionit të Integrimit. Raporti që keni depozituar këtu s’ka asnjë lidhje me ato që thatë. E kuptoj që jemi në fushatë elektorale, por jam e bindur se nëse do të kishe folur si kryetare, edhe elektoralisht do kishe fituar më shumë”, tha Ruçi.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Begaj dhe homologu italian takohen me kryetarët e të gjitha komunave arbëreshe në Itali: Dëshmi e gjallë e miqësisë së veçantë

15:55 / November 9, 2026

Nis faza e dytë e reformës territoriale opozita bojkotin komisionin, Mazniku fton PD-në t’i bashkohet procesit

15:28 / November 9, 2026

Më shumë fonde për bujqësinë/ Salla: 18 miliardë lekë ose 10 % më shumë se në 2026

14:46 / November 9, 2026

Reforma Zgjedhore/ Opozita kërkon heqjen e pikës për hartën e re territoriale nga rendi i ditës

10:28 / November 9, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.