“Skynews” shkruan se transporti hekurudhor në Poloni është ndërprerë si shkak i problemeve në sistemin e kontrollit të trafikut. Ky informacion është konfirmuar nga autoritetet vendore. Transporti hekurudhor ishte mënyra kryesore e cila përdorej nga mijëra refugjatë ukrainas të cilët i largohen vendit të tyre për shkak të luftës. Tashmë ata janë detyruar të rrinë në radhë duke pritur.
Ndërprerja shtrihet në të gjithë vendin duke lënë pezull 510 milje linja të transportit. Megjithatë, operatorët janë shprehur se po bashkëpunojnë me ministrinë e infrastrukturës në mënyrë që linjt të fillojnë të funksionojnë sa më shpejt duke mos penguar evakuimin e civilëve.
