Afër me Ukraninën dhe një nga shtetet që ka pritur dhe pret refugjatët ukrainas, ku deri më tani aty janë strefuar mbi 1 milion qytetarë, Polonia përgatit për luftë.
Ushtria polake do të ketë 15 000 ushtarë të rinj këtë vit, si pjesë e një plani për të zgjeruar kapacitetin e saj ushtarak dhe për të përmirësuar rezultatet e marra në simulimet ushtarake, përballë një pushtimi hipotetik rus.
Ministri i Mbrojtjes, Mariusz Blaszczak, tha se 8000 nga këta 15 mijë rekrutë të rinj janë tashmë “operative”, pasi kanë përfunduar trajnimin e tyre bazë 28-ditor dhe se nga sot 1 000 të rinj të tjerë fillojnë mësimin e tyre në 16 kazerma në të gjithë vendin.
Banorët e Finlandës dhe Suedisë janë vigjilentë ndaj sulmeve të mundshme nga Rusia për hyrjen në NATO të dy vendeve nordike. Dëshmi e mirë për këtë është se ditët e fundit shitja e benzinës, baterive, ujit, ushqimeve dhe ilaçeve është rritur shumë. Popullsia e të dy vendeve po grumbullon mallra thelbësore përballë një sulmi të mundshëm rus, qoftë ushtarak apo kibernetik, që mund të rrezikojë sigurinë.