Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Lajmet e Fundit

Pompeo sulmon Kinën: Ka dëshmi mjaftueshëm që tregojnë se COVID-19 doli nga laboratori në Wuhan

20:03 / May 3, 20202 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
mike pompeo
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Sekretari amerikan i Shtetit Mike Pompeo akuzoi Kinën se është përgjegjëse për pandeminë e COVID-19, që paralizoi botën dhe shkaktoi me qindra-mijëra të vdekur. Në një intervistë për Abcnews.go.co, ai shtoi se shteti i madh aziatik bëri gjithçka mundej që ta mbante botën në errësirë lidhur me koronavirusin.

Pompeo nuk dëshiroi që të specifikonte, nëse dalja e virusit ishte pa dashje apo me qëllim. Kjo është akuza e fundit e Uashingtonit në drejtim të Kinës. Pikërisht për shkak të këtyre akuzave, SHBA i ndërpreu fondet OBSH-së, pasi e cilëson si bashkëpunëtore të Kinës.

“Ka një dëshmi të shumta që aty ka nisur. Ne e kemi thënë nga fillimi që ky ishte një virus me origjinë në Wuhan, të Kinës. Ndaj nesh pati mëri. Por mendoj se e gjithë bota mund ta shikojë këtë tani.

Të mos harrojmë që Kina ka një histori të infektimit të botës dhe ata më parë kanë operuar në laboratorë ku nuk kishte standarde. Kjo nuk është hera e parë që bota ka qenë e ekspozuar ndaj viruseve si rezultat i gabimit në një laborator kinez.Ekspertët duhet që ta vërtetojnë këtë gjë që ne të jemi të sigurt. Por mund t’ju them që ka shumë dëshmi që e gjithë kjo ka ardhur nga laboratori në Wuhan.

Ekspertët më të mirë e mendojë këtë. Nuk kam arsye të mendoj të kundërtën. “, tha Pompeo.

Ndërkohë, një amerikan ka humbur jetën çdo 44 sekonda në muajin prill për shkak të koronavirusit. Shifrat e frikshme raportohen nga CNN.

Më shumë se 1,1 milionë persona janë infektuar me Covid-19 në Shtetet e Bashkuara, ndërsa bilanci i viktimave i tejkalon 66 000. Testet e kryera janë 6,8 milionë në një popullsi prej 330 milionë personash.

Shteti më i goditur mbetet Nju Jorku, që regjistron çerekun e të prekurve dhe viktimave.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Ngjarja e pazakontë në Japoni, babai lë vetëm djalin 7-vjeçar në mes të malit Fuji dhe vazhdon ngjitjen

17:18 / August 23, 2026

Kremlini: Putin dhe Trump mund të takohen në Kinë

13:21 / August 23, 2026

Australia regjistron rastin e parë të gripit të shpendëve tek gjitarët

12:23 / August 23, 2026

Formula 1/ Çmenduria Red Bull, 100 milionë dollarë në vit për Max Verstappen

11:39 / August 23, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.