Gazetari Musa Kurtuaj është i mendimit se 26 nëntori duhet të shpallet Ditë Kombëtare e Kujtesës për Tërmetin. Me këtë rast sipas tij kujtohen 51 viktimat e fatkeqësisë natyrore dhe ndërkohë do të shërbente dhe si ditë e ndërgjegjësimit masiv për tërmetin.
Postimi i gazetarit:
Na duhet të caktojmë një ditë në vit për tu kujtuar për termetin, rrezikun e tij dhe masat për tu mbrojtur në rastet e goditjes nga termetit. Kjo do ti shërbente ndergjegjësimit masiv për termetin, meqense tani po thuhet edhe nga specialistët se ne duhet të mësohemi të bashkëjetojmë me termetet, sepse jemi rajon me ndjeshmeri sizmike ! Kjo ditë eshtë e arsyeshme të jetë 26 nëntori i çdo viti, pasi ishte kjo datë e nentorit të këtij viti që hyri tragjikisht në histori me termetin shkatërrimtar duke na shkaktuar 51 viktima ! Pra duke caktuar 26 nentorin si “Dita e Viktimave të Termetit”, ne jo vetëm u bëjmë homazhë të gjithë atyre që ua ka marrë jetën termeti, por e mbajmë gjithnjë në vemendje këtë fenomen natyror për të mos e harruar rrezikshmerinë e tij ! Me thenë të drejtën, kishte nja 40 vjet e kosur që e kishim harruar termetin (15 prill 1979 )! Ashtu siç kemi shume ditë në vit që u kushtohen ngjarjeve apo përcjelljes së mesazheve të ndryshme me interesë të veçantë për qytetarët, le të kemi edhe një ditë kujtese për termetin! Ja vlen kjo caktimi i kësaj dite !