Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Porosi nga azerët, ky është biznesmeni shqiptar që do të ekzekutonte grupi i taxhikut për 40 mijë USD

17:39 / May 6, 20202 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
azer
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

A.A, një ish-biznesmen i njohur i naftës ka qenë objektivi i terroristëve që Gjermania arrestoi një muaj më parë në territorin e tyre.

Ndërkohë, Shqipëria arrestoi gjithashtu pak ditë më parë Komron Zukhurov si të dyshuar si pjestar i ISIS. Ka dyshime të forta se taxhiku gjendej këtu edhe për të vëzhguar pikërisht biznesmenin në fjalë me qëllim përgatitjen e atentatit.

Burime zyrtare nga Policia e Shtetit konfirmojnë se historia e atentatit të planifikuar ndaj tij daton që në shkurt të vitit të shkuar, teksa biznesmeni ndodhej me masë sigurie “arrest shtëpie” e caktuar nga drejtësia shqiptare.

Në atë kohë, oficerë të Krimeve të Rënda dhe ata të anti-terrorit sapo janë vënë në djeni për atentatin që po i përgatitej biznesmenit shqiptar, e kanë marrë këtë të fundit në pyetje, raporton ABC.

Të njëjtat burime sqaruan se A.A u ka treguar hetuesve në lidhje me një konflikt të hershem biznesi që ai ka pasur me disa persona nga Azerbajxhani.

Burimet sqaruan se në bazë edhe të dëshmisë së biznesmenit, porositësit e ekzekutimit të tij ishin pikërisht nga një grup biznesmenësh nga Azerbajxhani.

Në Prill të këtij viti, Gjermania goditi celulën terroriste, ku u hetuesit e huaj theksuan se një nga terroristët e arrestuar, Ravsan B. kishte pranuar një urdhër me vlerë 40 mijë dollarë për të kryer një sulm në Shqipëri.

Ndërkohë që një javë më parë, si pjesë e këtij grupi, në vendin tonë policia arrestoi në Tiranë 24 vjeçarin Komron Zukhurov nga Taxhakistani, i dyshuar si pjesë e ISIS.

A.A është ish-administratori i një kompanie karburantesh.

Ai u shpall në kërkim në prill të 2018-ës, pasi akuzohej si personi që mashtroi qindra qytetarë duke iu shitur mijëra litra tollona karburanti të pavfleshme nga kompania “Gulf”, me vlerën e 5 milionë eurove.

Ai  u arrestua në muajin shtator të 2018-ës ndërsa gjykata i zbuti masën e sigurisë duke e liruar nga qelia. 

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Vrasje e dyfishtë në Kir të Dukagjinit, dyshohet edhe për një të plagosur

17:52 / August 23, 2026

AAK me thasë qymyri para Qeverisë së Kosovës, mesazhi për Kurtin: Po e çon vendin nga terri energjetik në terrin politik

17:38 / August 23, 2026

Kokainë drejt Durrësit, arrestohen “mushkat”/ Operacioni në Tiranë, dy të arrestuar, do transportonin drogën në qytetin bregdetar

16:48 / August 23, 2026

Incident në Krastë të Krujës, të shtëna me armë për të larguar zjarrfikësit

16:25 / August 23, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.