Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

“Porosia për dy fustanet e nusërisë u bë nga babai i Dienës” / Ami nuk mban dot lotët

19:19 / November 29, 20192 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Ami te rudina
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Diena 30-vjeçe dhe vajza e saj Esiela, vetëm 8 vjeçe, u shuan tragjikisht nga tërmeti i 26 Nëntorit, sëbashku me nënën e Dienës, Rozetën. Tre breza që sot nuk jetojnë më, lanë pas një dhimbje të madhe për të afërmit e tyre, por dhe shumë hidhërim për gjithë opinionin publik.

Ajo që e bëri edhe më të dhimbshme historinë e Diena dhe Esiela Karanxhës ishte kërkesa e babait të 30-vjeçares tek një prej dyqaneve të Amarda Toskës. Të mërkurën, ai shkoi në një prej filialeve në Durrës dhe kërkoi dy fustane nusërie për të bijën dhe mbesën e ndjerë.

Këtë detaj e bëri të ditur një ditë më parë vetë Toska, në një postim në rrjetet sociale. Sot në një lidhje të drejtpërdrejtë në emisionin “Rudina”, Ami rrëfeu momentin kur e kishin njoftuar për kërkesën e dhimbshme. Gjatë kohës që tregonte, ajo nuk mundi t’i mbante lotët. “Në fakt nuk e kisha menduar kurrë se do të gjendesha në këtë situatë, duke qene se merremi vetëm me ditët e lumtura të njerëzve. Ditën e mërkurë pas asaj traumës që na ndodhi të gjithëve, ishte ora rreth 03:30 e drekës, kur më vjen një telefonatë nga vajzat e stafit të Durrësit dhe më thonë kishin një kërkesë për dy fustanet e nuseve për t’i blerë. Në fillim nuk po e kuptoja sepse edhe vajzat ma thanë pak ftohtë. Më thanë që interesohet për dy fustane nusesh. Ngela për një moment se thashë kush është ai që po mendon për dasmë sot. Kur më thotë, Ami nuk janë klientë të zakonshëm, por bëhet fjalë për Dienën dhe vajzën e saj të ndjerë. Në dyqan kishte ardhur i ati i Dienës. Pyetja nga gocat e stafit kishte qenë pa u e kuptuar për çfarë dasme e doni, për kur interesoheni. Dhe ai ishte shprehur që unë i dua fustanet për Dienën dhe për vajzën e vogël, sepse ato do t’i varrosim me fustanet e dasmës. Në ato momente, sigurisht që nuk kisha më fjalë. Porosia e të atit shkoi në vend”. / Klan

Diena dhe Esiela Karanxhës
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Kriset raporti mes Butrint Imerit dhe aktores turke Su Burcu? Detaji që ngriti dyshimet

13:19 / August 9, 2026

Fluks i lartë në Morinë, mbi 19 mijë qytetarë hynë në Shqipëri për tre orë

12:19 / August 9, 2026

(Foto) Zjarri rrethoi Krujën, shkrumb e hi në oborret e banesave! Banorët: Natë tmerri! Vetëm 2 vatra aktive, ndërhyhet me dy helikopterë

10:56 / August 9, 2026

Arrestohet personi që vuri zjarrin në Krujë

21:43 / August 8, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.