Sali Berisha prezantoi sot kandidatin e koalicionit “Bashkë Fitojmë” për Bashkinë e Dibrës.
Ish-kryeministri ka denoncuar ministren e Infrastrukturës, Belinda Balluku, të cilën e ka cilësuar një “babëzi”, ndërsa shtoi se nëse do kishte emër tjetër, do quhej “Babëzi-Balluku”.
Ai vijoi duke thënë se Balluku ulet në tryezë dhe porosit biftekë nga 1000 euro, ndërsa udhëton jashtë shtetit me 22 milionë euro me vete.
“Udhëton me avion me dhomë gjumi, shpenzon sikur të jetë i biri i sulltanit të Arabisë Saudite. Ajo ministrja që vjen këtu është një babëzi, po të kishte emër tjetër do e kishte Babëzi Balluku.