Jahti miliona dollarësh i ish-agjentit të KGB-së Vladimir Strzhalkovsky, ka mbërritur ditën e sotme në portin industrial të Sarandës.
Jahti “Ragnar” me vlerë 85 milionë dollarë është ankoruar sot në portin e qytetit bregdetar, në “limion” mesa duket për t’u furnizuar me naftë.
Strzhalkovsky është mik i ngushtë i presidentit rus Vladimir Putin. Ata kanë shërbyer së bashku si agjentë të KGB-së në Leningrad (Shën Peterburgu sot). Megjithatë ai nuk është në listën e BE-së për oligarkët e sanksionuar.
