Portugalia dhe Holanda janë vendet e fundit europiane që kanë lehtësuar kufizimet e udhëtimit ndërsa numri i rasteve ka shënuar rënie dhe sezoni i verës po afrohet. Qytetarët Holandezë, duke filluar nga e shtuna, mund të vizitojnë Portugalinë, Maltën, Irlandën, Tajlandën, Ruandën, ish-kolonitë Holandeze të Arubës, Curacao dhe Sint Maarten dhe një grup të madh të ishujve grekë.
Holanda operon me një skemë të koduar me ngjyra dhe këto destinacione tani janë të verdha. Udhëtarët nuk do të duhet të duhet të izolohen. Greqia kontinentale dhe ishulli i Kretës, megjithatë, mbeten ende portokalli, që do të thotë personat atje mund të udhëtojnë vetëm për arsye të nevojshme.
Ministria e Jashtme theksoi se udhëtarët Holandezë do të duhet të respektojnë masat lokale të COVID-19, duke përfshirë një test negativ dhe vet-izolimin pas mbërritjes. Ndërkohë, autoritetet portugeze njoftuan të shtunën se udhëtarët nga shumica e vendeve europiane do të jenë në gjendje të vizitojnë vendin duke filluar nga e hëna.
