TiranaNewsTiranaNews
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Sporti
  • Teknologji
Të fundit

Xhoni eliminohet një javë pasi u bë pjesë e shtëpisë së “Big Brother VIP”, por siguron biletë rikthimi

22:48 / January 28, 2023

Sabiani surprizon Ilirin në emision, dyshja pajtohen publikisht

22:33 / January 28, 2023

“Vajzë e mirë, e kam komshije”/ Iliri flet për Luizin dhe sqaron deklaratën që bëri para disa ditësh

22:24 / January 28, 2023

Olta dhe Luizi shkelën rregullat, dënohen nga Vëllai i Madh

22:21 / January 28, 2023

Kryebashkiaku Malaj për Berishën: Më në fund e kuptoi që në Mat nuk vidhet më, sot punohet çdo ditë

21:45 / January 28, 2023
Facebook Twitter Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Twitter Instagram
TiranaNewsTiranaNews
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Sporti
  • Teknologji
Abonohu
TiranaNewsTiranaNews
Rajon&Bota

“Poshtë komunizmi”/  Protestuesit kundër masave të Covid përleshen me policinë në Kinë

23:06 / November 27, 20223 Min Lexim
Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email
Shpërndaje
Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

Qindra protestues e policë u përleshën në Shangai të dielën në mbrëmje, ndërsa protestat mbi kufizimet e ashpra të Kinës lidhur me koronavirusin hynë në ditën e tretë dhe u përhapën në disa qytete të tjera të vendit.

Vala e mosbindjes civile nuk është parë në Kinë që nga ardhja në pushtet e presidentit Xi Jinping një dekadë më parë, ndërsa vazhdon të rritet zhgënjimi ndaj politikës së tolerancës zero ndaj koronavirusit, gati tre vjet pas fillimit të pandemisë. Masat kufizuese kundër Covid-19 ndikuar rëndë ekonominë e dytë më të madhe të botës.

“Unë jam këtu sepse e dua vendin tim, por nuk e dua qeverinë time … dua të jem në gjendje të lëviz lirisht, por nuk mundem. Politika jonë mbi COVID-19 është një lojë dhe nuk është e bazuar në shkencë ose realitetin”, tha një protestues në qendrën financiare të quajtur Shaun Xiao.

Protestuesit gjithashtu dolën në rrugë në qytetet e Wuhan dhe Chengdu të dielën, ndërsa studentët në konviktet e shumta universitare në Kinë organizuan protesta gjatë fundjavës.

Në orët e para të së hënës në Pekin, dy grupe protestuesish me një total prej të paktën 1000 njerëzish u mblodhën përgjatë Unazës së Tretë të kryeqytetit kinez pranë lumit Liangma, duke refuzuar të shpërndahen.

“Nuk duam maska, duam liri. Nuk duam teste të Covid-19, duam liri”, thërriste njëri nga grupet e protestuesve.

Protestat janë përhapur në të gjithë Kinën që kur një zjarr vdekjeprurës në një apartament në qytetin veriperëndimor të Urumqit ngriti shumë pikëpyetje mbi masat e ashpra kundër koronavirusit. Që nga e premtja protestat po mbahen në të gjithë vendin. Protestat në rrugë janë jashtëzakonisht të rralla në Kinë. Në Shangai demonstruesit kërkuan dorëheqjen e udhëheqësit kinez Xi Jinping ndërsa nderuan në heshtje viktimat e një zjarri në qytetin Urumqi.

Protestat u shoqëruan me thirrjet “Poshtë Partia Komuniste Kineze! “Poshtë Xi Jinpingu!”

Turmat e njerëzve mbanin në duar fletë të bardha në shenjë proteste kundër censurës dhe bënin thirrje për liri ndërsa mbaheshin nën vëzhgim nga një grup i madh forcash të sigurisë.

Dëshmitarët thanë se gjatë protestës ata dëgjuan gjithashtu thirrje si “Hiqni masat kufizuese në Urumqi, Xinjiang, dhe në të gjithë Kinën!”.

Zjarri i së enjtes që shkaktoi vdekjen e 10 personave në një ndërtesë shumëkatëshe në Urumqi, kryeqyteti i rajonit të Xinjiangut, ka shkaktuar zemërim të gjerë publik. Shumë përdorues të internetit thanë se banorët nuk arritën të shpëtohen në kohë sepse ndërtesa ishte pjesërisht e mbyllur për shkak të masave kundër Covid-19. Zyrtarët e qytetit e kanë mohuar këtë gjë.

Pekini po vazhdon të zbatojë politikën e tolerancës zero ndaj COVID-it, megjithëse pjesa më e madhe e botës i ka hequr masat kufizuese të lidhura me pandemisë dhe po përpiqet të bashkëjetojë me koronavirusin.

“Ju fitoni para dhe nuk e keni përjetuar papunësinë. Po ne çfarë të bëjmë?! Kanë kaluar tashmë tre vite”, thërriste një protestuese.

Ndonëse rastet me COVID në Kinë janë më të ulëta krahasuar me vendet e tjera të botës, në ditët e fundit ato janë rritur në nivele rekord. Autoritetet kineze njoftuan të dielën se një ditë më parë janë regjistruar rreth 40,000 infeksione të reja me Covid-19.

covid kine proteste
Shpërndaje. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email

Postime te ngjashme

Konsumatorët amerikanë të lodhur nga kërkesat për bakshish

21:32 / January 28, 2023

Tre të vdekur pas të shtënave me armë në një lagje luksoze në Los Angelos

21:15 / January 28, 2023

Blinken drejt Lindjes së Mesme/ “Dhuna mes izraelitëve dhe palestinezëve më e rënda ndër dekada”

20:43 / January 28, 2023

Aksidentohet autobusi me 60 pasagjerë në Peru, vdesin dhjetëra turistë

20:12 / January 28, 2023
Shto koment

Lini një koment Cancel Reply

Posta Shqiptare
Tirana News
LABRISA - Boutique Hotel
Tirana News Tirana News
GLOBAL SECURITY
Raporto Tani
Kryesoret

“Vajzë e mirë, e kam komshije”/ Iliri flet për Luizin dhe sqaron deklaratën që bëri para disa ditësh

22:24 / January 28, 2023

Olta dhe Luizi shkelën rregullat, dënohen nga Vëllai i Madh

22:21 / January 28, 2023

Kryebashkiaku Malaj për Berishën: Më në fund e kuptoi që në Mat nuk vidhet më, sot punohet çdo ditë

21:45 / January 28, 2023

Aksidentoi 9-vjeçaren dhe u “zhduk” nga vendi i ngjarjes, arrestohet shoferi nga Tirana

17:31 / January 28, 2023
Raporto Tani
Te fundit

Xhoni eliminohet një javë pasi u bë pjesë e shtëpisë së “Big Brother VIP”, por siguron biletë rikthimi

22:48 / January 28, 2023

Sabiani surprizon Ilirin në emision, dyshja pajtohen publikisht

22:33 / January 28, 2023

“Vajzë e mirë, e kam komshije”/ Iliri flet për Luizin dhe sqaron deklaratën që bëri para disa ditësh

22:24 / January 28, 2023
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube

Tirananews.al do të përçojë nga ju dhe për ju Shqipërinë, të djeshmen dhe të sotmen e saj. Lajme të paanshme, analiza të thelluara dhe argëtim i larmishëm

Facebook Twitter Instagram Pinterest YouTube

Abonohu për më të fundit

Merni lajmet e fundit nga TiranaNews

© 2023 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.