Armando Duka
Rastësisht,
sot pashë një status të një tifozeje të thjeshtë (Jo vip ) të Kombëtares
Shqiptare, që mendoj në fakt se është zemra e çdo tifozi Kuq e Zi : “Kombëtare,
do të vazhdoj të të dua, edhe në ditë të mira dhe në ditë të këqija”. Është një
mesazh në fakt që përpara se ta lëshoja unë si President i Federatës së
Futbollit, do ishte më e dobishme ta dëgjonim nga goja e të parëve të shtetit
apo të ashtuquajturit tifoza Vip që vijnë në stadiume vetëm kur jemi në fitore.
Në fakt, nuk ka të papritura, Vipat tanë kudo ku ndodhen, në politike dhe
jashtë saj, turren gjithmonë për t’u bërë pjesë e pamerituar e suksesit të të
tjerëve: kështu po bëjnë sot me Kombëtaren e shkëlqyer të Kosovës, madje po
turren më shpejt për të shqyer “tortën e suksesit” me shpejt se dhe
vetë polikanët kosovarë apo Vipat kosovarë…Më kujtohet tre vjet më parë kur
disa prej tyre ishin gati ta ndërronin foton e Ismail Qemalit me atë të Gianni
De Biasit..Duke mos i kursyer duartrokitjet për Kombëtaren e Kosovës, tifozë të
dashur Kuq e Zi, mos u bëni si Vipat tanë: nuk është aspak qytetari ta duash
kombëtaren e vendit tënd vetëm kur është në ditët më të mira: duajeni
Kombëtaren dhe kur nuk është në ditët e saj më të mira, se me dashurinë tuaj
ditët e mira vijnë shpejt: u mposhtëm nga Kampionët e Botës, por ëndrra jonë
nuk ka mbaruar.