Një postim emocionues është bërë nga Lady Gaga për Tony Bennett, që u nda nga jeta dhjetë ditë më parë në moshën 96-vjeçare, pas betejës së tij me Alzheimer.
Performuesi i njohur kishte një miqësi të ngushtë me këngëtaren, ndërsa kishin ndarë edhe skenën.
Me një postim në llogarinë personale në Instagram, ajo ka shkruar për gjithçka që ai i ka mësuar ndër vite dhe ka theksuar se sa shumë e ka dashur.
Në veçanti, ajo ka publikuar një foto, në të cilën janë përqafuar dhe poshtë saj ka shkruar një tekst të gjatë.
“Do të më mungojë përgjithmonë shoku im. Do të më mungojë të këndoj me të, të regjistroj me të, të flas me të, të jem në skenë me të. Unë dhe Toni e kishim këtë fuqi magjike. U transportuam në një epokë tjetër, së bashku e modernizuam muzikën dhe i dhamë jetë të re si dyshe performuese. Por nuk ishte thjesht një akt. Marrëdhënia jonë ishte shumë reale. Ai gjithashtu më tregoi se si ta mbaja shpirtin tim të ngritur dhe kokën lart. “Vazhdo,” tha ai. Ishte optimist, besonte në punë cilësore. Plus, ishte mirënjohja… Toni ishte gjithmonë mirënjohës. Ai shërbeu në Luftën e Dytë Botërore, marshoi me Martin Luther King Jr dhe këndoi xhaz me këngëtarët më të mëdhenj të botës”.
