Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Politikë

Pr/ligji i bashkëpronësisë, ministri Mazniku: Transparencë për mirëmbajtjen e objekteve në bashkëpronësi të detyrueshme

19:03 / July 3, 20252 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
WhatsApp Image 2024 11 14 at 5.11.22 PM
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Ministri i Shtetit për Pushtetin Vendor, Arbjan Mazniku prezantoi në Kuvend projektligjin “Për administrimin e bashkëpronësisë në ndërtesa”, ku tha se qëllimi është krijimi i një sistemi të drejtë të qëndrueshëm, transparent llogaridhënës dhe efikas për mirëmbajtjen e objekteve në bashkëpronësi të detyrueshme.

”Ky projektligj është punuar për një kohë të gjatë thuajse një vit e gjysmë, duke filluar me hartimin e një dokumenti për situatën aktuale dhe zbatueshmërisë së legjislacionit në fuqi, atij ekzistues duke parë praktikat më të mira europiane në vende si Franca, Gjermania, Austria apo edhe në vende që kanë kaluar një situatë të ngjashme si Sllovenia, Kroacia apo Hungaria dhe për të kuptuar qasjet më të mira të mundshme”,-tha Mazniku.

Po ashtu ministri nënvizoi se nevoja për këtë projektligj lindi nga fakti se ne kemi një projektligj të vjetëruar, atë të 2009-s, që ka qenë i pazbatueshëm. ”Janë 43200 banesa, ose 40% e totalit të banesave të cilat janë objekte me shumë kate që do të thotë ka një situatë bashkëpronësie. Ligji vendos për mënyrën se si funksionon bashkëjetesa e njerëzve pothuajse në 40% të qytetarëve të vendit. Një seri probleme të përditshmërisë, bashkëjetesës, së komunikimit, lidheshin me mënyrën sa administrohet bashkëpronësia”, tha Mazniku.

Për të nisma krijon qartësinë se çfarë është prona në bashkëpronësi. ”Krijimi i një dokumenti të mirëfilltë se çfarë është në bashkëpronësi në atë objekt do të lehtësojë procesin e ndërveprimit mes njerëzve me konfliktet dhe palët e treta, sepse do të jenë të gjithë të qartë se çfarë kanë në bashkëpronësi”.

bashkëpronësi ministri Mazniku Pr/ligji i bashkëpronësisë
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Nga kriptoasetet te kanabisi mjekësor/ Këshilli i Ministrave miraton vendime dhe projektligje të reja

20:39 / October 2, 2026

Pritja e parë e ambasadorit të ri amerikan Wendt, marrin pjesë politikanë të majtë e të djathtë! Berisha mbetet “Non grata”, s’ka ftesë

20:04 / October 2, 2026

Rama thirrje investitorëve të huaj: Mos e humbisni mundësinë për të investuar në Shqipëri

11:31 / October 2, 2026

Rama: Shqipëria dikur njollë e zezë në turizëm, sot numërojmë mbi 12 milionë turistë

11:27 / October 2, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.