Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Prag lufte në Ukrainë, Kancelari gjerman niset drejt Kievit

09:40 / February 14, 20222 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
60679541 303 905x395 1
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Kancelari gjerman, Olaf Scholz, pritet të takohet në Kiev me presidentin ukrainas, Volodymyr Zelenskiy, në përpjekje për të shtensionuar krizën në mënyrë diplomatike.

Udhëtimi i Shcolz më 14 shkurt në Kiev do të pasohet nga një takim në Moskë më 15 shkurt me presidentin rus, Vladimir Putin.

Scholz tha më 13 shkurt se anëtarët e NATO-s dhe Bashkimit Evropian veçse kanë përgatitur “në mënyrë të kujdesshme” sanksione të ashpra, që “ne mund t’i vëmë në fuqi menjëherë” në rast të një pushtimi të Ukrainës.

Shtetet e Bashkuara thanë më 13 shkurt se tani besojnë se numri i trupave ruse pranë kufijve të Ukrainës është rritur nga 100,000 në 130,000.

Zelenskiy zhvilloi një bisedë telefonike më 13 shkurt me presidentin amerikan, Joe Biden.

Dy liderët theksuan rëndësinë e ndjekjes së “rrugës diplomatike dhe parandalimit të grumbullimit ushtarak rus në kufijtë e Ukrainës”, tha Shtëpia e Bardhë pas kësaj bisede.

Biden ka ripërsëritur zotimin e tij për sovranitetin dhe integritetin territorial të Ukrainës dhe është zotuar për një “përgjigje të shpejtë” në rast të “agresionit të mëtejmë rus ndaj Ukrainës”.

Zyra e Zelenskiyt tha se presidenti ukrainas e ka ftuar Bidenin që ta vizitojë Kievin “në ditët në vijim”.

“Jam i bindur se vizita juaj në Kiev në ditët në vijim do të ishte një sinjal i fuqishëm dhe do të ndihmonte në stabilizimin e situatës”, citohet të ketë thënë Zelenskiy, sipas njoftimit të lëshuar nga zyra e tij.

Biseda ndërmjet Zeleskiyt dhe Bidenit erdhi në kohën kur fuqitë perëndimore po i bëjnë thirrje Putinit që të ulë tensionet, teksa disa shtete u kanë bërë thirrje shtetasve të tyre të largohen nga Kievi, pas frikës se Moska mund të jetë në prag të ndërmarrjes së veprime ushtarake ndaj Ukrainës. / REL

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Në Union pa votë politike/ Propozimi për Malin e Zi dhe Shqipërinë. Hiqet veto bllokuese

13:24 / September 29, 2026

Dorëhiqet drejtori i Fondit të Detyrueshëm të Kujdesit Shëndetësor, ja kush e zëvendëson

11:44 / September 29, 2026

Nesër nis turi ballkanik i Von der Leyen/ Tirana ndalesa e parë e presidentes së KE, do sjellë planin e anëtarësimit për 4 shtete

11:09 / September 29, 2026

SPAK refuzon kërkesën e Këshillit Bashkiak të Tiranës për pjesëmarrjen e Erion Veliajt në mbledhje

11:06 / September 29, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.