Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Lajme

Prag lufte/ Vuçiç urdhër ushtrisë për gatishmëri

11:36 / February 22, 20222 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
vucic 3 780x405 1
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, i ka dhënë një urdhër të prerë ushtrisë dhe policisë serbe që të tregohen vigjilentë dhe të jenë gjithmonë në gjendje të lartë gatishmërie pas ngjarjeve të fundit në Ukrainë.

Njohja e “pavarësisë” së dy rajoneve brenda Ukrainës dhe futja e trupave ruse në territorin ukrainas në kundërshtim me të drejtën ndërkombëtare, ka bërë që edhe aleati i tij në Ballkan të aktivizohet.

Mediet serbe të cilat janë të afërta me Vuçiçin raportojne se presidenti ka vendosur në gatishmëri ushtrinë dhe policinë e vendit.

Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, ka urdhëruar para pak çastesh ministrin rus të Mbrojtjes, “që të sigurojë paqe” në Donetsk dhe Luhansk.

Madje raportohet se ka filluar futja e trupave ruse në dy rajonet, që disa orë më parë edhe zyrtarisht Kremlini i njohu si shtete të pavarura.

Në momentet që Putin po shpjegonte arsyet se pse ka vendosur të nënshkruaj dekretin për njohjen e këtyre dy rajoneve separatiste në lindje të Ukrainës, një konvoj ushtarak – pra me autobusë dhe tanke është shfaqur.

Kujtojmë që tashmë gjenden afër 200 mijë ushtarë rusë përgjatë vijës kufitare me Ukrainën, që prej muajsh janë në gjendje gatishmërie dhe sipas agjencive amerikane të inteligjencës, Putin mundet çdo çast të urdhërojë pushtimin e Ukrainës.


Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

SHBA rikthen Rusinë dhe Ukrainën në tryezën e bisedimeve

10:01 / November 3, 2026

Sulmet me dronë rusë e kthejnë Detin e Zi në një nga korridoret detare më të rrezikshme në botë

09:49 / November 3, 2026

Zgjedhjet e mesmandatit në SHBA/ Test vendimtar për Trump

09:38 / November 3, 2026

Ish-kancelarja Angela Merkel do të kandidojë në zgjedhjet presidenciale në Gjermani

22:56 / November 2, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.