Operacioni i ndërmarrë nga SPAK në disa qytete ka vënë në pranga edhe dy policë në Tepelenë dhe Gjirokastër. Të arrestuarit janë Adriatik Logli dhe Fejzo Meçaj mbi të cilët rëndon akuza e shpërdorimit të detyrës.
Gjatë hetimeve ka rezultuar se shtetasit Fejzo Meçaj me detyrë punonjës policie në Komisariatin e Policisë, Tepelenë dhe Adriatik Logli me detyrë punonjës policie në Drejtorinë Vendore të Policisë, Gjirokastër, kanë konsumuar elementë të veprës penale të “Shpërdorimit të detyrës”, parashikuar nga neni 248 i Kodit Penal.
Për këta shtetas është caktuar masa e sigurimit personal “Arrest në burg”, parashikuar nga neni 238 i K. Pr. Penale.
