Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Lajmet e Fundit

Pranga për pushtetarët, ja çfarë shkruan Zëri i Amerikës për arrestimet që pritet të ndodhin në vijim nga SPAK

18:21 / July 7, 20213 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
800 0 536049b88716eae7e14d838315c2b63c
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Në Tiranë, drejtuesi i Prokurorisë së Posaçme AntiKorrupsion, Arben Kraja, tha sot se arrestimet e dy grupeve të mëdha së fundi, për trafik narkotikësh me Italinë dhe abuzime fondesh në Lushnje, janë vetëm fillimi i punës së shtuar të SPAK në goditjen e krimit të organizuar dhe korrupsionit.

Në një konferencë të përbashkët me përfaqësues të prokurorisë dhe qeverisë, ambasadorja e SHBA-ve në Shqipëri, Yuri Kim, u bëri thirrje prokurorëve të dyfishojnë punën pas reformës në drejtësi dhe të shtojnë rezultatet në luftën me krimin dhe korrupsionin.

Drejtuesi i SPAK-ut, Arben Kraja, tha në konferecën me kolegë shqiptarë dhe diplomatë amerikanë, se vetëm me dënimet e para, SPAK ka shënuar 180 vjet burgim për të dënuar të ndryshëm.

Zoti Kraja i bëri këto komente në një konferencë të përbashkët me ambasadoren amerikane, ministren e drejtësisë, prokurorin e përgjithshëm dhe përfaqësues të tjerë të institucioneve të reja të drejtësisë, që krijoi reforma.

Ai tha se puna e prokurorëve matet në gjykatë dhe atje po marrin dënime grupet e para të të pandehurve, ndërsa SPAK është institucion i ri dhe po jep fryte kundër krimit njëkohësisht me ngritjen dhe forcimin e vet.

“Ditët e fundit gjykata e Apelit për krimet e rënda dhe korrupsionin ka dhënë vendime përfundimtare të formës së prerë për disa grupe të rrezikshme kriminale. Janë 17 vetë të dënuar, dy grupe të rrezikshme kriminale në fushën e trafikimit të drogave, të heroinës, me 180 vjet burgim në total, 3 të dënuar me veprën e pastrimit të veprës penale, me konfiskim të pasurimit prej veprej veprës penale me vlerë 5 milionë euro, po ashtu 17 të dënuar në fushën e trafikimit të qenieve njerëzore me 85 vite burgim të konfirmuara nga gjykata e posacme e apelit” – tha zoti Kraja.

Ndërsa ambasadorja amerikane në Shqipëri, Yuri Kim, e vuri theksin e fjalës së saj në Urdhërin e fundit Ekzekutiv të Presidentit të SHBA, Biden, për Ballkanin perëndimor, ku u përfshi edhe Shqipëria, dhe ku për persona të korruptuar, që destabilizojnë dhe pengojnë zhvillimin e rajonit parashikohen bllokime pronash e pasurish, si dhe refuzim të hyrjes në SHBA.

Ambasadorja Kim vlerësoi veprimtarinë e SPAK ditët e fundit, me një seri arrestimesh pas një pune të gjatë e të vështirë, duke shqyrtuar provat dhe duke ndërmarrë veprimet përkatëse.

“Presim të shohim më shumë lajme të tilla ditët, javët dhe muajt në vazhdim, – tha ambasadorja Kim. – Presidenti Biden e bëri të qartë muajin e kaluar se SHBA-të e konsiderojnë korrupsionin cënim të sigurisë kombëtare për SHBA-të për miqtë dhe aleatët e saj, përfshirë edhe Shqipërinë. Ai ka identifikuar sjellje të tjera të dënueshme dhe e ka bërë urdhrin ekzekutiv ndaj një fushe të gjerë personash të përfshirë në veprimtari që çojnë në abuzime serioze, në Ballkanin perëndimor, ose që kanë të bëjnë me korrupsionin. Ky urdhër duhet të nxisë zyrat e drejtësisë të dyfishojnë përpjekjet në luftim kundër korrupsionit, duke punuar së bashku, SHBA do të vazhdojnë që t’iu mbështesin, për të ndërtuar një Shqipëri më të begatë, me institucione që shërbimin për publikun e bëjnë përparësinë e tyre”, – tha Kim.

Konferenca e organizuar nga ministria e drejtësisë i kushtohej forcimit të drejtësisë penale në Shqipëri, përmes bashkëpunimit të institucioneve të drejtësisë,

Sistemi gjyqësor ka ende një shkallë të ulët besimi nga qytetarët dhe perceptohet si I paaftë dhe i korruptuar. Zyrtarët vendas dhe ndërkombëtarë shpresojnë që me përprimin e reformës në drejtësi, bashkëpunimi mes institucioneve do të ri ndërtuar besimin e publikut te drejtësia penale.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Autobusi me turistë përmbyset në rrugë, 5 të vdekur dhe 40 të plagosur në Zvicër

19:00 / September 11, 2026

Kosovë, tjetër dështim për konstituimin/ Shtyhet seanca, nuk ka dakordësi për nënkryetarët

18:38 / September 11, 2026

Ministrja Spahiu merr detyrën: Prani besnike në çdo institucion të sistemit shëndetësor

17:59 / September 11, 2026

Administrativja merr dy vendimet e para, urdhër “Financave”: Zhblloko paratë për GJKKO dhe Gjykatën e Durrësit

16:16 / September 11, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.