Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kronikë

Prangoset i riu për prodhim kriptomonedhash

09:43 / October 20, 20222 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Capture 72
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Në prangat e Policisë së Fierit ka rënë një 27-vjeçar. Mësohet se të riut i janë gjetur një makineri për prodhimin e kriptomonedhave në banesë si dhe kanabis në shtëpi. ”Gjatë kontrollit të ushtruar në automjetin e 27-vjeçarit, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan lëndë të dyshuar narkotike kanabis të ndarë në doza, gati për shitje, si dhe 435000 lekë të rinj, të dyshuar të përfituar nga shitja e lëndës narkotike”.

Njoftimi i plotë

Operacioni, i zhvilluar nga seksionet për Hetimin e Narkotikëve dhe për Hetimin e Krimeve Ekonomiko-Finaciare e DVP Fier, në bashkëpunim me Njësinë “C” të Drejtorisë Hetimore në Departamentin e Policisë Kriminale, në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit.

Qarkullonte me automjet, me lëndë narkotike kanabis të ndarë në doza, gati për shitje dhe mbante në banesë, pajisje për gjenerimin e kriptomonedhave, kapet dhe arrestohet në flagrancë 27-vjeçari.
Të arrestuarit iu gjetën edhe 435 000 lekë të rinj, të dyshuara të përfituara nga veprimtaritë kriminale, të cilët u sekuestruan, së bashku me dozat e kanabisit dhe me pajisjet për gjenerimin e kriptomonedhave.

Shërbimet e Policisë, bazuar në inteligjencë informative se një shtetas shiste lëndë narkotike dhe gjeneronte në mënyrë të kundërligjshme kriptomonedha, kanë finalizuar operacionin policor të koduar “Rrjeti”, si rezultat i të cilit u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit: H. M., 27 vjeç, banues në Fier.

Gjatë kontrollit të ushtruar në automjetin e 27-vjeçarit, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan lëndë të dyshuar narkotike kanabis të ndarë në doza, gati për shitje, si dhe 435 000 lekë të rinj, të dyshuar të përfituar nga shitja e lëndës narkotike. Në vijim të operacionit “Rrjeti”, u ushtrua kontroll në banesën e këtij shtetasi, ku u gjetën dhe u sekuestruan pajisje për gjenerimin e kundërligjshëm të kriptomonedhave, një laptop dhe 2 aparate celulare.

Vijon puna për dokumentimin e plotë të veprimtarisë kriminale të këtij shtetasi. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Fier, për veprime të mëtejshme.

Fier
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

U dërgua në burg bashkë me foshnjën, Gjykata e Tiranës urdhëron lirimin e menjëhershëm të 34-vjeçares

14:19 / July 23, 2026

E rëndë në Orikum, humb jetën 75-vjeçari, dyshohet se pësoi infarkt në det

12:51 / July 23, 2026

Dyshohet se abuzoi seksualisht me një 27-vjeçare me probleme të shëndetit mendor, shpallet në kërkim 42-vjeçari

11:58 / July 23, 2026

Nënë e tre fëmijëve në burg me foshnjën, caktohet seancë urgjente në Tiranë

19:18 / July 22, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.